Rrjeti social “Instagram”, i cili preferohet pothuajse nga të gjithe grupmoshat vjen me ndryshime të reja lidhur me komentet në rrjetin social. Tashmë ju mund të pëlqeni komentin e dikujt në një postim njësoj si funksionon në “Facebook”.


Gjithashtu  mund të bllokoni komentet në një postim tuajin, duke shkuar tek Advanced Settings dhe duke shtypur Turn Off Commenting. Tashmë ekziston dhe mundësia për të hequr ndjekësit nga llogaria juaj personale, ku më parë e vetmja mundësi si mund të hiqnit dikë ishte duke e bllokuar. 


07xp-instagram-master768


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter