Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se ndryshimet kushtetuese të propozuara nga deputetet e pakicës dhe të aprovuara nga maxhoranca qeverisëse janë në kundërshtim me parimet e Komisionit të Venecias.



Për Kreun e Shtetit ndryshimet Kushtetuese duhet të ndërmerren një vit para zgjedhjeve.


Meta ka deklaruar sot se marrëveshja e arritur me 5 qershor, i hap rrugën vendit për nisjen e bisedimeve me BE.


Ai deklaroi sot se Kuvendi aktual nuk e ka legjitimitetin për të ndryshuar Kushtetutën e vendit, pasi sipas tij në këtë Parlament janë vetëm 82 deputetet me mandat legjitim, ndërkohë që ndryshimet Kushtetuese kërkojnë mbi 84 vota.


Kjo marrëveshje i hap rrugën përmbushjes së të parit prej 15 kushteve për nisjen e bisedimeve në BE.


Ndryshimet kushtuese janë në kundërshtim me parimet e vendosura në Venecia, ndryshime thelbësore të sistemit zgjedhor duhet të nisin 1 vit para zgjedhjeve. 


Pse Kuvendi aktual nuk ka legjitimitetin për këto ndryshime, sepse ai siç e kam theksuar në deklaratën para një viti, ka vetëm 82 deputete legjitimë që kanë fituar mandatin nga zgjedhjet, përfshirë 3 deputetët e opozitës.


Pas dorëheqjes së 58 deputeteve dhe 124 kandidatëve pasues, mund të themi se 182 deputetë dhe kandidatë nuk pranuan të ishin pjesë e Kuvendit, edhe pse shteruan listat prej 18 muajsh edhe sot siç e dini Kuvendi ka formalisht 122 nga 140 që eshët detyrim i përcaktuar në kushtetutë.


Asnjë deputet i dorëhequr nuk u thirr para ndonjë Komisioni, apo Këshilli për Rregulloren, për të deklaruar publikisht heqjen dorë nga mandati. Kuvendi kishte 30 ditë kohë për secilin deputet por nuk e respektoi kërkesën e Kodin Zgjedhor duke nxitur të zëvendësonte mandatet, tha Meta.