Seanca e sotme plenare, që mbylli dhe sesionin e dytë të Legjislaturës së XVIII, diskutoi dhe miratoi nen për nen dhe në tërësi, ndryshimet në buxhetin e vitit 2010.

Kryetarja e Kuvendit tha se kalendari i zakonshëm i punës së Parlamentit është mbyllur më 22 korrik.


Sot është séanca e fundit me kalendarin e buxhetit. Çdo projektligj i seancës së fundit të 22 korrikut , do të mbartet dhe do të jetë në rend dite, në sesionin e ardhshëm .


Deputetët që trajtuan në fjalën e tyre, nen për nen ndryshimet ishin: Kryeministri Sali Berisha, Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Edmond Spaho, Ministri i Financave Ridvan Bode, Rudina Seseri dhe deputetët Gramoz Ruçi Mimi Kodheli, Ermelinda Meksi, Shegush Ligori, Arben Malaj, Arta Dade, Fidel Ylli dhe Agim Leka.


Fillimisht kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Edmond Spaho bëri një përmbledhje të propozimeve, që iu bënë projektligjit për ndryshimet në buxhetin e 2010 në Komisionin e Ekonomisë.

Komisioni i Ekonomisë u njoh me propozimet e komisioneve të tjera të përhershme të Kuvendit për ndryshimin e nivelit të shpenzimeve në disa ministri dhe institucione buxhetore të varësisë së tyre. Bazuar në politikat dhe prioritetet buxhetore vjetore e afatmesme, si dhe në mendimin e specialistëve të Ministrisë së Financave për mundësinë dhe burimet e mbulimit të shtesave të propozuara në shpenzimet buxhetore


Ministri i Financave, Ridvan Bode tha se ndryshimet në buxhet nuk kanë sjellë shkurtim të faturës sociale, duke theksuar se kjo faturë është 40 % më e lartë në rrajon, në raport me prodhimin e brendshëm bruto dhe është dyfishuar në raport me të faturën sociale të periudhës së qeverisjes socialiste.


Buxheti konfirmon rritjen e pagave dhe pensioneve në masën më të madhe, që është realizuar në periudhën e qeverisjes suaj, tha Ministri Bode, duke theksuar se fondi për ndihmën ekonomike është dy herë më i lartë se në vitin 2004, që socialistët e ciilësojnë si vitin më të mirë për këtë çështje.



Kryeministri Berisha në fjalën e tij falenderoi deputetët mazhorancës dhe opozitës për trajtimin serioz që i kanë bërë ligjit themelor të menaxhimit të financave të shtetit, siç është ligji i buxhetit

Duke bërë një analizë të hollësishme të krizës globale dhe rrethanave, në të cilat po zhvillohet ajo, Kryeministri shqiptar shpjegoi domosdoshmërinë e ndryshimeve në buxhetin e këtij viti.


Më tej, në fjalën e tij përpara deputetëve zoti Berisha tha se këto ndryshime u diktuan nga dinamizimi i prioriteteve dhe përparësive, që Qeveria ka për zhvillimin afatgjatë ekonomik të vendit.


Ne vijmë para qyetarëve duke propozuar shkurtimin e shpenzimeve të larta administrative, mbi të gjitha si një vendosmëri e kësaj qeverie për të çuar mesazhet më pozitive në qarqet financiarë të vendit, rajonit, Europës e më gjerë, u shpreh ndër të tjera Kryeministri.

Kryeministri Berisha iu referua treguesve pozitivë ekonomike, pavarësisht nga kriza globale, siç është ajo e rritjes prej 3-4 % të ekonomisë dhe e prodhimit shqiptar, me një rritje prej 80%, duke sjelle dhe shtim të konsiderueshem të eksporteve.


Rritja e rrogave dhe pensioneve është bërë në masën 45 milionë euro, tha më tej kryeministri, duke theksuar se kjo gjë nuk është bërë një asnjë vend të Europës, në kushtet e krizës së rëndë globale.


Në 6 mujorin e parë të ardhurat kapën shifrën e 104 miliardë lekëve dhe ky është treguesi më i mirë i dyfishimit të rritjes së ekonomisë, ndërkohë që në vitin 2004 u mblodhën 5 miliardë lekë.

Në vitin 2005 gjetëm një borxh prej prej 72 % dhe tashmë e kemi zbritur në 59%, theksoi zoti Berisha. Kryeministri u shpreh se ky borxh është jashtë ndikimit të interesave tregtare dhe është me monedhë vendi.

Kryeministri tha se pavarësisht ndryshimeve në nbuxhet do të vazhdojnë investimet në infrastrukturë, veçanërisht në shtimin e rrugëve rurale.


Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi tha se Kryeministri mbajti demagogjinë e radhës dhe kujtoi se opozita qysh në muajin nëntor kishte kërkuar ndryshim të buxhetit, nisur nga kriza globale.


Duke iu drejtuar deputetëve të Grupit Parlamentar Socialist që të ushtrojnë detyrën e votës kundër, si një hap i domosdoshëm për të kundërshtuar qeverinë, tha se opozita e vërtetë parlamentare bëhet me platformë dhe jo me nihilizëm, apo me dordolecë të analizës ekonomike.

























var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere";
var tp = "k=255";
var pub_path = "/";
var search_mode = "";










GO











Foto Galeri









































më shumë


Live
Seancat Plenare Live

Video Galeri





$j(document).ready(function($) {
createPlayerSI();
});
function createPlayerSI() {
var flashvars = {
file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv",
type:"video",
autostart:"false",
skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf",

frontcolor:"000000",
backcolor:"ffffff",
screencolor:"838f8d",
lightcolor:"32a6cb",

bufferlength:"1",
volume:"90",
repeat:"none",
quality:"true",
displayclick:"play",
stretching:"uniform",
controlbar:"over",
shuffle:"false",
mute:"false",
logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif",
item :"0"
}
var params = {
allowfullscreen:"true",
allowscriptaccess:"always",
wmode:"opaque"
}

swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params);
}



Get the Flash Player to see this player.