Anëtarët e Parlamentit Evropian votuan të enjten në një rezolutë jo detyruese për të kërkuar nga Komisioni Evropian që të kryejë një “vlerësim të plotë” të marrëveshjeve së orarit (DST) për kohën e verës dhe nëse është e nevojshme, “të dalë me një propozim për rishikimin e tij”.


“Studime të shumta nuk kanë arritur në një përfundim, por tregojnë efekte negative në shëndetin e njeriut nga ndryshimi i orës në mars dhe tetor”, shkruajnë anëtarët e Parlamentit Europian në propozimin e tyre.


Pavarësisht se eurodeputetët përpiluan kërkesën e tyre për mosndryshimin e orës sezonale, vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i Europës.


Ndryshimi i kohës dhe pakënaqësia e tij


Për dekada të tëra, evropianët kanë kaluar një ritual dyvjeçar për të ndryshuar orën e tyre për të bërë më të madhe dritën natyrore. Ligji aktual i BE-së hyri në fuqi në vitin 2001 dhe caktoi një datë dhe kohë të gjerë të bllokut për fillimin dhe mbarimin e verës.


Çdo vit në fund të marsit ora ecën përpara me 60 minuta dhe në fund të tetorit akrepat kthehen përsëri pas.


Masa irlandeze për të ndaluar orët


Deputeti i Irlandës Sean Kelly po punon për të ndaluar kalimin e kohës në nivelin e komitetit në Parlamentin Evropian.


“Ne mendojmë se nuk ka nevojë të ndryshojmë orët”, tha ai. “Kjo nevojë erdhi gjatë Luftës së Parë Botërore dhe ajo bëhej për kursimin e energjisë, ndërsa tani treguesit thonë se ka shumë pak kursime energjie, por ka edhe shumë të meta për qeniet njerëzore dhe kafshët, që e bëjnë sistemin të vjetëruar dhe për këtë arsye ne po përpiqemi ti japim fund.


Mbështetja finlandeze


Peticioni i qytetarëve në Finlandë vitin e kaluar grumbulloi 70,000 nënshkrime nga njerëzit që i kërkuan shtetit të ndalojë ndryshimet dyvjeçare të orëve. Në fund të dhjetorit, në Helsinki, kryeqyteti më në veri të BE-së, ka vetëm gjashtë orë të ditës, por kjo rritet në më shumë se 18 orë në verë.


Komiteti parlamentar finlandez dëgjoi një sërë ekspertësh para se të konkludonte se njerëzit nuk u përshtatën mirë me ndryshimet dhe se ndryshimi i orëve shkaktoi çrregullime gjumi afatshkurtër, zvogëloi performancën në punë dhe mund të çonte në probleme serioze shëndetësore.


Shërbimi Hulumtues i Parlamentit Europian gjeti tetorin e kaluar që implikimet shëndetësore të kohës së kursimit të ditës ishin “më të rënda” sesa që ishte menduar më parë.


Në janar, ministri finlandez i transportit Anne Berner tha, “Qeveria ka vendosur të propozojë heqjen e kursimit të ditës”.


“Qëllimi ynë është të heqim dorë nga ndryshimi i orëve brenda BE-së”, tha Berner. “Shtetet anëtare duhet të bien dakord së bashku për të lëvizur përgjithmonë në dimër ose në kohën e verës.


Megjithatë, Komisionerja e Transportit në BE Violeta Bulc i tha Parlamentit të enjten se përfitimet shëndetësore të dritës më të gjatë duhet të merren parasysh.


Ajo gjithashtu sugjeroi se kishte pak entuziazëm në kryeqytetet kombëtare të BE-së për të ndryshuar legjislacionin aktual.


“Provat janë përfundimtare vetëm në një pikë”, i tha Bulkut eurodeputetëve. “Duke i lejuar vendet anëtare të jenë të lira për të aplikuar ndryshime kohore të pakoordinuara, do të ishin të dëmshme për tregun e brendshëm”.


9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)