Këtë edicion futbolli shqiptar nuk ishte përgatitur për një sukses të tillë të ekipeve të Skënderbeut dhe Kukësit duke rezultuar një surprizë e vërtetë, por suksesi ka kapur në befasi edhe FSHF.

Sipas shortit të UEFA, dy ekipet shqiptare u përcaktua që të luajnë më datë 22 gusht ndeshjet jashtë dhe më 29 ndeshjet e kthimit brenda, por problemi qëndron në faktin që në Shqipëri vetëm stadiumi ‘Qemal Stafa’ është i licencuar nga UEFA dhe një ditë është e pamundur që të luhen ndeshjet.

Kjo ka bërë që FSHF të lëvizë për të gjetur edhe zgjidhjen për këtë problem. Kështu FSHF së bashku me ekipin e Kukësit pas një diskutimi me ekipin turk të Trabzonsporit arritën marrëveshjen që ndeshja e parë e ekipit të Kukësit të mos zhvillohej në Turqi, por në

Tiranë për t’i hapur rrugën që ndeshjen e kthimit sipas planit të UEFA-s ta zhvillojë Skënderbeu në Tiranë në stadiumin ‘Qemal Stafa’. Ndeshja e Kukësit me ekipin turk është përcaktuar që të zhvillohet më datë 22 në orën 19:30.