Pas 8 majit sytë e ndërkombëtarëve janë drejtuar tek kodi elektoral. Eugen Wolfarth amabasadori i OSBE-së, thotë për Albanian Screen, se diplomatët po presin me padurim, mbledhjen e një tryeze partish, ku të përmbyllet reforma zgjedhore. Wolfarth njofton gjithashtu se notën për këto zgjedhje, ODIHR do ta japë brenda korrikut, kur do të publikojë dhe raportin e tij final.
“Ne mezi po presim që ju të uleni në një tryezë partish për refomën në
kodin elektoral. Raporti i ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 8 majit do
të dalë këtë muaj. Aty ndodhen të gjithë rekomandimet e ODIHR-it për
zgjedhjet e fundit. Pa ka shumë për të folur dhe risjellë në këtë
tavolinë. Është shumë e rëndësishme sikundër dhe reformat e tjera”-tha
Wolfarth.
Deklarata e kreut të prezencës së OSBE-së erdhi menjeherë pas takimit 60
minutësh me kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli. Sipas faqes zyrtare
të parlamentit, Topalli ka informuar Wolfarth për ofertën e maxhorancës
mbi reformën zgjedhore në kuadër bashkëpunimit maxhorancë-opozitë për të
votuar në Kuvend ligjet me shumicë të cilësuar.
Kryetarja e Kuvendit ka theksuar se opozita është e mirëpritur të japë kontributin e saj në këtë proces.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e martë , 12 korrik 2011 )