Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit të së dielës Radio Televizioni Ora News do të publikojë vendimin e qytetarëve se kush do ti qeverisë gjatë katër viteve të ardhshme.


Në orën 19:00 do të jetë Ora News që do të lexojë e para votën e qytetarëve shqiptarë falë Exit Poll-it të përgatitur në bashkëpunim me IPR Marketing.


Për të mbushur me sukses misionin e leximit të saktë e në mënyrë të paanshme të votës së shqiptarëve grupet e Exit Poll-it, të Ora News, IPR Marketing dhe Universitetit të Tiranës do të jenë pranë çdo qendre votimi në të gjithë Shqipërinë që në orët e para të mëngjesit.


Më shumë se 250 studentë janë angazhuar në këtë përpjekje serioze me simbole lehtësisht të dallueshme. Ata do tiu kërkojnë votuesve që votën e hedhur në kutinë përkatëse ta hedhin edhe në kutitë e Exit Poll-it, si një siguri që ajo do të lexohet dhe verdikti i tyre do të marrë vlerë të shtuar. Me një kosto njerëzore të konsiderueshme ju sjellim në shtëpitë tuaja përmes ekranit të Ora News rezultatin e zgjedhjeve më të përafërta me atë që çertifikon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.


Verdikti i shqiptarëve është përcjellë nga Ora News dhe IPR Marketing edhe në sondazhe të tjera në të kaluarën. Kjo ka ndodhur në vitin 2009, 2013 dhe 2015. Sondazhet e kryera gjatë fushatës zgjedhore dhe Exit Poll-it menjëherë pas përfundimit të votimit janë tashmë traditë e televizionet Ora News që prej vitit 2009 kur presidenti Ylli Ndroqi i dha udhë themelimit të insituticioneve të sonadazheve edhe në Shqipëri.


Në 28 qershor të vitit 2009 nisi historia e suksesit të Exit Poll-eve, projeksionet e të cilave janë të çertifikuara nga të dhënat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që në vitin e parë dhe janë marrë si referencë nga agjensitë më prestigjoze ndërkombëtare. Saktësia e eksperiencave të mëparshme në vitet zgjedhore janë garancia se edhe këtë vit se Radio Televizioni Ora News do të transmetojë i pari rezultatin e votimeve.


Dhe për të mësuar menjëherë pas mbylljes së votimit se kush do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme mbetet të ndiqni vetëm Radio Televizionin Ora News.




/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter