Zbardhen e emrat e 6 gjyqtarëve të parë të Gjykatës së Tiranës që do ti nënshtrohen Vettingut.


Pas shortit të hedhur ditën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ka rezultuar se 6 gjyqtarët e parë që do të kalojnë në filtrin e Vettingut janë: Brunilda Kadi, Brunilda Kashmi, Artan Lazaj, Astrit Faqolli dhe Bledar Abdullai dhe Alma Brati.


Deri me tani komisioneret e pavarur të kualifikimit kanë përzgjedhur 25 dosje të këtyre gjyqtarëve, ndërsa sot përzgjidhen 5 dosjet e gjyqtares Alma Brati.


14 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)