Në Korçë janë sekuestruar 10 kg kanabis, si dhe janë arrestuar 3 persona, mes të cilëve edhe ish-polici Jani Haskaj, 41 vjeç.



Të arrestuarit e tjerë janë Erigel Sharcanji, 21 vjeç dhe Naumati Cico, 21 vjeç.



Droga ishte fshehur në një mjet tip benz, dhe u zbulua nga operacioni i policisë i koduar “Dimri”.



Gjatë këtij aksioni të policisë, janë sekuestruar edhe 3 mjete si dhe 1200 euro.