
Shtrimi i barit u krye për katër ditë, ndërsa kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për t'u përfunduar, raporton "TV Rozafa". Më pas do të nisë lidhja e barit me terrenin, proces që do të kërkojë kohë.
Kur të përfundojë në mesin e këtij viti, impianti i Shkodrës do të jetë më i madhi në vend. Me kapacitet 17500 vende, "Loro Boriçi" i ri do të jetë shtëpia e re e kombëtares kuqezi.