Milano, 2 shtator – Në Milano tashmë ekziston pet-taksi, që është një veturë në shërbim të kafshëve. Ajo shëtit me shkrimin Autobau dhe është në shërbim të kafshëve të masave të ndryshme.


Një ide, e cila fillimisht nisi si shaka disa vite më parë, por më pas Gianluca Baldon, 15 vjet eksperiencë me kafshët, vendosi të transformojë në realitet këtë aktivitete, njofton NOA.  


Kështu, ai ka theksuar se shpesh herë, dikush që kërkon të transportojë një kafshë të përmasave të mëdha, has probleme serioze dhe kjo ishte një ndër arsyet që kanë çuar në realizimin e këtij aktiviteti.