Per here te pare qe nga renia e regjimit komunist ne Rumani ne vitin 1989 u denua me burgim nje ish-kryeminister. Gjykata e Larte ne Bukuresht mori ne fillim te javes 30.01.2012 vendim per denimin e ish-kryeministrit te qeverise social-demokrate Adrian Nastase me dy vjet burgim per financimin ilegal te e partise. Prokuroria e kishte akuzuar Nastasen qe e kishte financuar fushaten e tij zgjedhore presidencialene vitin 2004 me donacione te fshehura prej rreth 1.7 milion . Nastase njoftoi se do te apeloje kunder vendimit qe sipas pikepamjes se tij ishte rezultat i presionit politik mbi gjyqtaret.



Ky vendim eshte nje premiere absolute ne kete vend i cili pavaresisht anetaresimit ne BE pese vjet me pare eshte vazhdimisht nen vezhgim per shkak te mangesive te rendesishme ne sistemin gjyqesor dhe ne luften kunder korrupsionit. Disa here BE-ja e ka kritikuar mungesen e vullnetit politik per te luftuar korrupsionin serioz ne sektorin publik. Per shkak te ketyre deficiteve eshte shtyre edhe pranimi i Rumanise ne zonen e Shengenit.



Ne kohe normaliteti politik dhe ekonomik vendimi i gjyqtareve kunder nje ish-kryeministri te korruptuar do te terhiqte me shume vemendjen ne Bukuresht. Por mosmarreveshja prej vitesh e partive dhe kriza e thelle ekonomike e kane rritur zhgenjimin e qytetareve dhe drejtuar ate ne nje drejtim tjeter.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift



Gjithnje e me shume njerez po kerkojne largimin e qeverise konservatore te presidentit Traian Bashesku. Programi i ashper i kursimit qe eshte vleresuar nga Brukseli dhe Fondi Monetar Nderkombetar FMN nxoren javet e fundit ne rruge mijera demonstrues. Kryeministri Emil Bok i Partise Demokratike-Liberale PDL largoi madje nga detyra edhe nen presionin e shoqerise civileministrin e Jashtem per shkak te fjaleve te tij nencmuese ne lidhje me protestuesit por protestat vazhdojne.



Opozita social-liberale u gjallerua dhe beri perseri thirrje si edhe shpesh me pare per largimin e presidentit dhe zgjedhje te reja te parakoshme. Masa e pare politike qe ndermori USL Unionioni Social-Liberal nje lidhje per interes mes socialdemokrateve PSD dhe Partise Kombetare Liberale PNL qe bojkotimi i Parlamentit. Disa deputete liberale dorezuan madje mandatin e tyre dhe shpresojne ne kete menyre te shkaktojne shperberjen e Parlamentit.



Opozita e sheh veten te forcuar ne perpjekjet e saj nga nje studim i koheve te fundit ne te cilen te dy kryetaret e Aleances Viktor Ponta PSD dhe Crin Antonesku PNL ishin ne vendin e dyte dhe te trete me 25 dhe 22 te votave. Bashesku dhe kryeministri Emil Bok me 8 dhe 7 per qind jane me keq se me pare. E frikshme ne kete barometer eshte renditja ne vendin e katert e eurodeputetit ultranacionalist Korneliu Vadim Tudor.Ne krye te shkalles se popullaritetit ne Rumani eshte politikani 90-vjecar mbreti imeparshem te vendit Michael I. me gati 37 nje shenje e qarte kunder tere klases politike ne vend.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift



Ish-monarku duket se eshte per shume rumune figura e fundit integruese qe mund ta shpetoje vendin 22 vjet pas permbysjes se pergjakshme te diktatorit Nikolae aushesku. Klasa politike post-komuniste konsiderohet nga shumekush jo vetem si e korruptuar por gjithnje e me teper si te paafte per zgjidhjen e periudhes se krizes ne politike ekonomi dhe shoqeri. Ne vend ka nisur nje debat publik nese modeli i monarkise kushtetuese si ne Skandinavi apo Britanine e Madhe nuk do te ishte per Rumanine nje alternative me e mire se perzierja aktuale e republikes parlamentare dhe presidenciale. Edhe nese per monarkine nuk ka shumice njerezit ne Rumani duan ti jepet fund luftes politike per pushtet dhe mbi te gjitha duannje zbutje te forte te pasojave te politikes se kursimit.



Autor Robert Schwartz/P.Pani





Redaktoi A Verbica