Kampet rajonale të restaurimit kanë nisur për të dytin vit në Shkodër, në mjediset e muzet kombëtar të fotografisë Marubi, por edhe në objektet e trashëgimisë kulturore. Në këto kampe verore, të rinj nga Shqipëria dhe disa shtete europiane marrin jo vetëm një përgatitje të forte teorike, por edhe përfshirje në pune praktike dhe një përvojë personale me trashëgimine kulturore.


Anisa Lloja, organizatore e kampeve verore thotë se qëllimi është përcimi i një fryme të re bashkëpunimi.


Anisa Lloja: “Nuk nënkuptojmë thjesht restaurimin fizik por dhe restaurimin e lidhjeve dhe marrëdhënieve mes njerëzve.”


Diana Walters, trajnuese britanike e sheh të domosdoshme lidhjen e trashëgimise me njerezit, pasi kështu mundësohet ruajtja, promovimi por edhe përfitimi prej tyre. Shqipëria ka çfarë t’i prezantojë botës thotë ajo.


Diana Walters: “Në bazë të çdo gjëje janë njerezit dhe ky duhet të jetë mesazhi kryesor. Është e rëndësishme të thuhet si Shkodra dhe Shqipëria janë të mbushur me fakte e vende interesante dhe për çdo vizitor janë tërheqese e nxisin kuriozitet per te zbuluar më shumë.”


Duhet ta lidhim këtë trashëgimi me njerezit që jetojnë këtu, pasi duke e njohur më mirë trashëgiminë, ato do të mendojnë më shumë për ti ruajtur keto asete, por edhe të gëzojnë të mirat që sjellin. Mendoj që ajo që mungon jo vetëm këtu por gjithkund, është lidhja me njerezit, për ti bërë ata të kuptojnë që trashegimia është baza e asaj qe jemi dhe ta lidhim më shumë që ta vlerësojmë e duam. Detyra jonë si profesioniste është ti bejmë të kuptojnë këtë vlerë dhe sfida më e madhe është ta bëjmë trashëgiminë sa më të dashur.


Dy prej të rinjve të përfshirë në këtë kamp Flavio Carniel nga Italia, i cili ka marrë edhe rolin e trajnuesit, si dhe studentja e universitetit të Tiranës Ajdi Kokoshi e shohin jo vetëm pozitivisht, por edhe me perspektive këtë nisëm.


Flavio Carniel: “Ideja lindi për të bashkuar njerëz me kultura të ndryshme përmes të mirave kulturore. Kam qënë pjesëmarres në 2011 në Gjirokastër dhe u dashurova me atë çfarë ofron Shqipëria, sepse prezanton një pjesë të historisë së Europës. Po shtyjmë përpara këtë projekt, sepse teknikat dhe idete e reja ndihmojnë ne kete drejtim. Nga Shqipëria kam zbuluar diversitetin dhe pasurinë kulturore që nga veriu në jug. Gjirokastra pershembull ka një trashëgimi të hershme dhe peisazh te ftohtë, ndërsa Shkodra ka një karakteristike më familjare, afër detit, portit”


Dijet e marra mbi trashëgiminë, të ndërthurura me punën praktike në grup në kalanë Rozafa dhe muzete e Shkodres, bëjnë që këta të rinj përvojën e fituar ta implementojnë në vendet ku studiojnë e punojnë.


Restaurimi, konservimi si dhe sjellja në tërësi me asetet e trashëgimisë është një shkollë e re për Shqipërinë, që ka gjetur mbështetjen e ministrisë së Kultures, ambasades Suedeze, Cultural Heritage ëithout borders, fondit Shqiptaro – Amerikan dhe universitetit të Tiranës.


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter