NgaBLENDI KAJSIU
Ne gjithe boten eshte argumenti qe hasim shpesh jo vetem ne jeten tone te perditshme por edhe ne debatet publike. Ai shfaqet ne forma te ndryshme. Here ne gjithe boten here ne asnje vend te botes dhe here-here nuk ka vend ne bote ku. Keshtu dikush qe eshte kunder prishjes se Piramides do te thote ne gjithe boten ruhen godinat historike. Ashtu sikurse nje tjeter qe eshte pro prishjes se saj do te argumentoje se ne gjithe boten shemben simbolet e diktatures. Ne te njejten menyre dikush qe argumenton hapjen e kutive me siguri do shprehet se ne asnje vend te botes demokratike nuk mbahen mbyllur kutite. Ashtu sikurse dikush qe eshte kunder hapjes se kutive do thoshte se nuk ka vend te botes ku opozita nuk respekton vendimin e gjykatave.
shte e veshtire te gjesh nje debat publik shqiptar ku dikush mos ti referohet te pakten nje here te gjithe botes. Me gjithe boten ne fakt nenkuptohet thjesht Perendimi ndonje vend i Europes perendimore ose SHBA-te. Kjo per faktin e
thjeshte sepse sistemi politik qe ne po perpiqemi te ndertojme konceptohet thjesht si nje kopje e modelit perendimor. Per pasoje gjithcka qe ne duhet te bejme ne Shqiperi duhet te jete nje kopje sa me besnike e asaj qe ndodh ne Perendim. Ndaj analogjia me perendimin ne debatin tone publik kthehet ne argument.
Problemi eshte se Perendimi si nje entitet homogjen nuk ekziston. Ka shume perendime ka Amerike France Gjermani Angli Skandinavi Itali e keshtu me radhe. Dhe ne secilin prej tyre mund te gjesh shembuj si pro edhe kunder per cdo argument. Ndaj te thuash ne gjithe boten ne fakt nuk ke thene asgje. Pra kemi te bejme me nje pseudo-argument.
Por pavaresisht ndryshimeve vendet perendimore kane dicka te perbashket qe mund dhe duhet te imitohet mund te thote me te drejte dikush. Keto jane aspekte si demokracia zgjedhjet e lira dhe te ndershme liria politike toleranca sociale apo transparenca ne qeverisje. Problemi eshte se zgjedhjet e lira dhe te ndershme transparenca zgjedhore apo demokracia jane te vlefshme ne vetvete jo thjesht sepse mund ti gjejme ne Perendim. Perndryshe i bie qe nese ne Perendim nuk ka me demokraci apo zgjedhje te lira dhe te ndershme edhe ne do duhej te hiqnim dore prej tyre.
Ndaj kuti mates dhe vleresues i zhvillimeve politike ne vendin tone duhet te jene pike se pari ideale te caktuara politike sociale e ekonomike dhe jo referenca te pergjithshme te llojit ne gjithe boten. Fatkeqesisht ideale te tilla tek ne rralle artikulohen pasi vete sistemi yne politik eshte bazuar ne logjiken e kopjes. Ne kopjojme ligje kopjojme fjalime kopjojme debate dhe formate televizive kopjojme spektakle televizive e keshtu pafund. Per pasoje demokracia jone eshte nje imitim sa i shemtuar aq edhe bosh i asaj perendimore.
Ne perpjekjen tone te vazhdueshme per te imituar boten ne nuk kemi mundur te ndertojme nje perfytyrim te sakte te vetvetes. Ketu duhet kerkuar edhe nje nga pasojat e shperfytyrimit te sistemit tone politik ekonomik dhe social. Referenca ndaj botes se jashtme shpesh sherben si menyre per te shmangur arsyetimin mbi realitetin tone te brendshem. Per pasoje shumica e debateve publike duke iu referuar pa fund Europes shpesh arratisen nga realiteti shqiptar.
Natyrisht nuk ka asnje gje te keqe tu referohesh eksperiencave nga jashte por ato nuk mund te zevendesoje realitetin tone te brendshem. Zgjidhjet qe kerkon realiteti shqiptar nuk mund te kopjohen shabllon nga jashte. Keshtu nese diskutojme per ruajtjen apo prishjen e Piramides ne mund ti referohemi eksperiences se Berlinit Romes apo Parisit. Ama argumentet pro apo kunder saj duhet te marrin parasysh kontekstin tone urban politik historik social dhe ekonomik. Perndryshe ne vend qe te ofrojne zgjidhje per realitetin tone keto argumente do sherbejne shpesh per tu arratisur prej tij.