Ne radhen e intelektualeve te shquar te viteve '40 pa dyshim renditet me dinjitet dhe emri i njeriut poliedrik, perkthyesit dhe publicistit Nikolle Dakaj. Ai dha nje ndihmese te dukshme jo vetem si perkthyes e publicist por dhe si poet, historian, kritik letrar e etnograf.


"Antologjia e poezise se madhe boterore" qe u paraqitet se fundmi lexuesve eshte nje veper me vargje te autoreve antike greke, romake dhe disa prej autoreve italiane. Libri eshte pergatitur nga Anton Dakaj (i biri) dhe botuar nga Sh.B. "Naim Frasheri".


Ne kete antologji jane perfshire disa kenge nga "Iliada" e Homerit, nga "Eneida" e Virgjilit, poezi te ndryshme nga Horaci, Katuli,Tibuli etj.


Pervec poeteve te antikitetit greko - romak ne kete antologji: jane dhene ne shqip kenge te vecanta nga "Komedia Hyjnore" e Dante Alighierit, sonete dhe madrigale te Petrarkes, poezi te vecanta te Leopardit, Karducit e Manzonit.


Me perkthimet e Nikolle Dakajt nga poezia e madhe greke e latine jam njohur ne vitet 1940-1943. Duke qene vete nxenes i gjimnazit ne degen klasike, ku mesonim vite me radhe greqishten e vjeter dhe latinishten me profesore te shquar si Sotir Papakristo, Gavrill Meksi, Frano Alkaj, Kole Shiroka. I lexoja me endje dhe zili admiruese perkthimet e Nikolle Dakajt me pseudonimin Basho Jona, te botuara periodikisht ne shtypin letrar te kohes. Me aq sa kuptoja une nga ato dy gjuhe, me bente pershtypje qe nje nxenes i Gjimnazit Franceskan te Shkodres, vetem dy vjet pas mbarimit te shkolles, dhe vetem dy vjet me i mocem se une, te kishte nje pergatitje te tille sa te perkthente nga origjinali ne nje shqipe po aq te bukur e te pasur, Homerin, Virgjilin, dhe mjaft poete te tjere pas tyre.


Rrethanat e sollen qe keto perkthime te viteve '40 dhe mjaft te tjera te kryera me vone, te mbeten te shperndara ne faqet e shtypit letrar, apo doreshkrime te thjeshta.


Nje vend te vecante zene shenimet vleresuese te albanologut te shquar Norbert Joklit dhe te prof. Karl Gurakuqit, per cka ishte perkthyer ne vitet '40, ne te gjalle te ketyre dy personaliteteve. Interesin e Joklit, per te njohur edhe pendet e reja te letersise shqiptare, prof. Gurakuqi e kenaq duke i derguar atij perkthimet e Basho Jones. Dhe albanologu i pergjigjet me mirenjohje duke shenuar ne letren e tij te gjate se ndjente kenaqesi "per shkak te dyfishem: prej pikepamjes se cvillimit te letratyres dhe te gjuhes shqipe dhe prej dashunise se autoreve klasike latine e greke."


Me tutje Jokli shenon se "letrat latine e greke kane gjetun ne personin e Zotnise Basho Jona nji njoftes mendjeholle edhe te dijshem. Sidomos per zellin dhe perpjekjet me ruejtun masat klasike... Nuk asht pune e vogel me ia pershtatun masat e Horacit dhe elegjite e Tibulit gjuhes shqipe."


Edhe prof. Karl Gurakuqi ne letren qe i dergon N. Joklit shenon keto: "Keto punime jane te bame prej nji djaloshi, i cili me sa gjykoj une do te dale me kohe nji lavrues i mire i poezise shqiptare ... Sikurse do t'a shohesh, perkthyesi ne keto copa qi po te dergoj asht perpjeke te rueje masat klasike te origjinalit."


Nga paraqitja e shkurter e biografise se N. Dakajt bere nga i biri, do te doja te vija ne dukje midis te tjerash, ate qe Nikolla ka qene nje figure poliedrike, pedagog, perkthyes, gjuhetar, poet, kritik letrar, dramaturg, folklorist, historian etj., por idhulli i tij ishte poezia, lidhur ngushte me te edhe gjuhesia.





Ne fakt kjo e fundit, poezia, mbeti perkushtimi kryesor gjate gjithe jetes se tij. Pjeset e perkthyera, te mbledhura ne librin e sapo botuar, vijne nga vite te ndryshme, cka duket nga stadi i gjuhes ne te cilin jane bere perkthimet. Edhe ne keto krijime poetike te sjella ne kete vellim, ashtu si ne "Perrallat Ezopiane" te Fedrit, gjuha e perkthimit eshte e folmja e veriut dhe kryesisht ajo e qytetit te Shkodres dhe e trevave malore perreth.


Ashtu sic e kane verejtur qysh heret N. Jokli, K. Gurakuqi, I. Zamputi, J. Kastrati dhe pas tyre D. Agolli, A. Shehu e te tjere, gjuha e perkthyesit N. Dakaj eshte: "... .nji gegenishte e perbashket d.m.th. e kuptueshme fort mire pergjithesisht ... Tue i mbledhe te gjitha, autori ka zbatue mire te tana perparimet e gjuhes letrare shqipe, nuk ka vetem neologjizma, por edhe disa fjale te dialekteve qe kane gjetun te drejte qytetarije nde gjuhen letrare nder kohe. Po edhe diku gjindet nji fjale qi deshmohet nder fjalore, por qe pa dyshim asht e mire dhe krejt popullore" (N. Jokl); "Gjuha eshte e folur gegerishte, shkodrane ... Megjithate ajo nuk te pengon ta kuptosh e ta shijosh plotesisht. Eshte gjuhe letrare ..." (A. Shehu tek "Perrallat Ezopiane")


Dhe si te mos jete letrare kur ne kete shprehje gjuhesore u hodhen themelet e letersise, te mendimit iluminist dhe te kultures shqiptare ne pergjithesi, me veprat e Buzukut, Budit, Bardhit dhe Bogdanit, 500 vjet me pare.


Me kete koine letrare, kjo gjuhe e perbashket kapercen shekujt e ngrysur te pushtimit osman per te arritur e gjalle e plot nerv te Fishta e Mjeda, te Migjeni, Camaj e Koliqi e te tjere, te perkthyesit e njohur Frano Alkaj, Pashko Gjeci, Hil Mosi, Nikolle Dakaj, Gjon Shllaku e te tjere, deri te Zef Jubani, i cili eshte nder te paret qe beri perpjekje per nje gjuhe kombetare te njesuar. Cka dhe u realizua me 1972.


Por kjo simbioze gjuhesore nuk do te thote se ne te folmen e Veriut nuk duhen shkruar vepra letrare. Perkundrazi, vepra te tilla do te mbanin gjalle nje tradite qe vjen se lashti, do t'i vlente edhe shkences gjuhesore (studimit historik te zhvillimit te gjuhes), lidhjes emocionale shpirterore te individit me truallin ku ka lindur, me kujtime te gjithellojshme e te tjera.


E folmja e Veriut s'eshte thjesht nje dialekt, por eshte trung me dege e gjethe. Kete e shohim qarte ne shkrime letrare origjinale apo perkthime. Nuk eshte puna te disa ndryshime fonetike, morfologjike, drejtshkrimore, eshte dicka pertej ketyre: muzikaliteti, shprehshmeria koncize lapidare, sintaksi poetik, po mbi te gjitha tharma etnopsikologjike qe sjell kjo e folme ne rrjedhen e shekujve.


Keto vecori duhen ruajtur, sepse ndihmojne per ta njohur me thelle gjuhen shqipe te njesuar, per ta mbrojtur ate nga vershimi i fjaleve dhe shprehjeve snobe te huaja, qe po rrezikojne pastertine e saj.


Perkthyesi Nikolle Dakaj me kete antologji poetike dhe me gjithcka te perkthyer deri me sot, eshte perballur me lloje poetike te ndryshme: me poezine epike te mirefillte (Homeri, Virgjili), me poezine mistiko-etike alegorike (Dante), me liriken e mirefillte (Ovidi, Katuli, Tibuli, Petrarka, Leopardi e te tjere), duke sjelle vlera te reja gjuhesore-estetike ne fushen e shqiperimit te poezise se madhe boterore.





MUZAFER XHAXHIU