Letër Kryeministrit,

Kot shkon kryeministri të kërkojë mafian e miellit, apo gjithë llojet e tjera të mafies.
Mafia, jemi ne, Lëvizja MJAFT!
Duhet të jemi mafie, me siguri, se kundërshtuam reformën që na nxori të gjithëve tek tregu i mallrave të përdorura për 1 euro.
Jemi mafia që shiti Albtelekom-in mbasi e kundërshtoi shitjen më parë.
Sigurisht e shisnin të tjerët, ç’interes kishim ne?!
Si ekspertë futëm në punë edhe djalin e kryeministrit që lufton dhe brenda trarëve të shtëpisë me këtë të keqe të madhe.
Jemi Mafia që në fillim i le pa drita qytetarët e pastaj rrit çmimin e energjisë elektrike.
Jemi koshientë që jemi Mafia, se premtojmë punë dhe ja japim me numër të mbyllur vetëm anëtarëve tanë.
Ne godasim si të mundemi mediam se s’duam të na kundërshtojnë. Jemi të fuqishëm se ngremë çmimet e drithit!
Ne jemi MAFIA që i detyron qytetarët të blejnë ushqimet më shtrenjtë, se ne jemi mafia e sushit.
Jemi MAFIA që po përgjon të gjithë njerëzit nga zyra e Kryeministrisë. Duam t’i kemi të gjithë nën kontroll. I duam të eksitohen nga frika që ne jemi vërdallë, pa asnjë arsye.
Jemi MAFIA që kemi vendosur kryeprokuroren pa respektuar fare vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e këtë e bëjmë që të zhdukim konkurrencën me MAFIAT e tjera.
E bëjmë se na duket se po luftojmë si Katani dhe Silvia Kontin. Ne shpërndajmë injorancë se kështu dhe filmat duken më realë. Ne zhdukim arsimin, se duam.
Jemi më të errët se komunistët që të paktën shkolla hapën! Universitet ne i shohim vetëm si burime për fitime, ndaj shesim pa fund licenca që të inflacionohet dija, ndërkohë që ne pasurohemi.
Jemi MAFIA, që postin e Presidentit të Republikës e blen sa herë do shumë shtrenjtë, në këtë vend ku demokracia e ka çmimin një euro.
Jemi MAFIA, që shohim se si vdesin punëtorët me koncesionet që ne kemi dhënë.
Jemi MAFIA që natën të vret dhe ditën të qan. Jemi MAFIA që nuk u japim pensione invalidëve, as ish ushtarakëve se neve s’na interesojnë fare vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjet e vendit.
Jemi MAFIA që ngrin e shkrin media e deputetë.
Jemi MAFIA që ka shpikur Kushtetutën që ju zoti Kryeministër aq shumë e urreni.
Ne jemi ata që ngrenë në detyrë ata që kërcënuan presidentin me emër Bilblik, dhe që u ngritën në detyrë për servilizëm të mjaftueshëm.
Ne korruptuam Ministrin e Drejtësisë, pastaj ju e shpëtuat duke i dhënë një shans të luftojë jashtë nga kthetrat e pushtetit.
Jemi MAFIA që ia shet vendin e parë për korrupsion Kamerunit dhe zëmë vendin e tretë. Jemi MAFIA, madje jemi më shumë se aq, jemi Zoti që bën që mbi hidrocentrale mos bjerë shi, sa herë jeni ju në pushtet.
Ndoshta jemi mafiozët e bezdisshëm, qe ju tani që dhe me opozitën jeni në pakt mos sulmimi, pikërisht tani ne duhet të hiqemi qafe. Ne duhet t’i lemë vendet e punës si mafiozë dhe t’ia u lemë vendin ca çunave të mire të PD-së. Dhe siç është tradita, ata mos bëjnë asgjë pa urdhër.
Zoti Komandant, ka ardhur dita të bësh dhe ndonjë punë që nuk është detyrimisht e bazuar mbi shpërndarjen e thashethemit politik!




28 Shkurt 2008