“Me nisen me kater femije ne kampin e Turanit. Vdekjet shkaktoheshin nga dizanteria, tifoja e morrit dhe helmimet. Vdekje, vdekje, vdekje çdo dite, çdo nate, ne mengjes, ne dreke, ne darke.


Jetoja bashke me dy gra te reja nga Miredita; Gjelen dhe Mriken. Kishin dy vajza: Prela dhe Dila. U semuren te dyja nga tifoja e morrit dhe vdiqen.


U beme 300 vete nga kazermat e Turanit, u shtua numri i njerezve, u rrit numri i vdekjeve. Te gjitha i luteshin Zotit, por me kushtet qe shteti komunist kishte krijuar per ne……, dimer pa zjarr, pa drita, ne bore, ne shi, pa uje, pa la e pa nderrue, kurse ne vere ate vape me percellue, me rroba e dite pa lare, mbushur kryet e krejt trupin me morra.


Ushqimi qe nuk ushqente por helmonte. Po, siç kemi pa nje nate, ne fund te gushtit te atij viti 1949, kurre nuk ka ba vaki. Kemi ndigjue pas disa vitesh per kampet e nazizmit, e thashe me mend “a thue, edhe ky Enveri, atje paska mesye?” Per 24 ore kane vdek ne kampin e Turanit, tridhjete e tre femije.


Ne cdo cep te kazermave, mureve e jashte, vec britma e vaje ndegjojshim. Hidherim te madh per vdekjen e atyre vocerrakeve ne kete humbere te qeverise dhe deshperimi i thelle i familjeve.


Ushtaret bene nje grope te madhe dhe i hodhen foshnjet mrena, nje nga nje, si te ishin pula. Femrat, nenat e reja, mbas gardhit me tela me gjemba, shihnin te tmerruara. Zefi i vogel, kishte filluar me ec e filloi me fol. Ishte i shkathet, i bukur, krejt si i ati – Vuksani. Por, nje nate, e shoh djalin germoq, e mora ne duar: cfare te beja, ku ta shtroja?


Qumeshti i gjirit me ishte shterrue e asnjelloj ushqimi tjeter nuk kisha. Po i therrte barku e kjo po shkaktonte te vjella. Pas pak minutash e kapen kriza te forta. Nuk fjeti gjithe naten. Asnje nate nuk vuri gjume ne sy. Femijet e mi qanin e perqafonin Zefin e vogel. Kur po ndahej nata me diten, ne ajshal (ne agim), dha shpirt. Une mbeta shut e ngrire, pa gjak dhe pa zemer. Shkova ne skajin e varreve italiane ……. Germova dheun midis dy varreve, çava gati nje meter, e shtrova me gure, beme nga te dy anet nje mur rreth dy pellembe. Dita qe varrosa ate djale, ka qene dita me e lodhshme e me e trishtueshme e jetes sime. Me zihej fryma e nuk me benin syte drite.


U perqafuam me vuajtje e dita dites perqafoheshim me vdekjen. Po na vdiste shpresa. Na derguan ne kampin e Tepelenes….Nuk kishte as ndriçim as ngrohje. Uriha, semundja benin kerdine… Ne, grate e vajzat transportonim me shpine dru te njoma te renda plumb, nga malet e Turanit, Bençes, Dragotit….transportonim gurë me karroca me rrota hekuri e me tezga. Ne vend te kalit terhiqnim gurë. Çfare behet keshtu, nuk ka dite qe s’vdesin nga 10 veta prej smundje dhe urije …. me erdhi lirimi. Vajze Zoja ishte njembedhjet vjeçe. E mora me më vedi. Ishte mesnatë. Hana si ditë m’drekë. E morem rrugen per Turan teke varri i djalit. Germova e germova …duart m’mu bene dru dhe gishtat më kullonin gjak. Kur zbardhi dita, shkepi rrezja e diellit. Kam pa ate çarçaf te bardhë, si diten qe e kisha vendos mbi gure.


I kam zbuluar fytyren. O zot i madh nuk kishte nderrue. Si kokrra e arres qe rrinë n’terun. Fytyra e zbehte, syte e palyem si ne gjume, flokë te bukur ngjyre geshtenje …, as erë asgja prej gjaje. E mblodha veten. U perkula e futa dy duart në te dy anët nën trupin e djalit,e mora e leshova ne nje çarçaf e mbeshtolla mire. Gjithe rruges ecja me nxitim me vetulla te vrame (mvrenjtura)e me pamje te ashper, mos me guxua kushe me fole me mua. E strehoj per shtatë jave, ne mes te qindra te internuarve e dhjetra oficerve pa u rene ne sy. Donte t’a rivarroste atje ku kishte lindur. Keshtu e mbajta shtate javë në palë të jorganit. Çdo te djelë ne mëngjes,shumë heret bashkë me Zojen e lanim në ujne e ftohte te Vjoses djalin e vdekun.


E fshija me peshqire, e i lyeja me raki gjithë trupin.


Me shume mundime u largova nga ajo skëterrë e kampeve të Tepelenës ku jeta dhe vdekja shkriheshin bashkë…. Nuk u mposhta para vuajtjeve,vështërsive e fatkeqesive. Ruajta nderin e moralin e nuk e ula kryet para kerkujt, e ruajta te pacenuem krenarinë time personale, por edhe te rraces teme e të racës se burrit (te cilin e kishin vra).. ”


Marre nga Fatbardha Saraçi (Mulleti),Kalvari i grave shqiptare ne burgjet e komunizmit, ISPKS: Drande Jakja faqe 494-7, 2013


(titulli redaksional)


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter