Një grua e shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në prangat e policisë kufitare në Muriqan, me qëllim ekstradimi.


Olivera Pavloviç, 42 vjeçe, banuese në Vranjë, Serbi, u arrestua pasditen e kësaj të hëne.


Ndalimi i saj u bë pasi në dalje të Shqipërisë, u kap nga policia kufitare e Muriqanit, Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Ajo është shpallur në kërkim më 12 tetor nga Interpol Beogradi, pasi Gjykata e Vranjës, Serbi, në maj të vitit 2015, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale Trafikim i qenieve njerëzore.


Për veprime të mëtejshme në pritje të ekstradimit, materialet iu referuan Prokurorisë së Shkdorës.


6 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)