Elda Shabani


Studimi i historisë së modës, veshjes është esenciale sepse është një pikë referimi dhe pasqyrimi i historisë dhe kulturës së një vendi. Nëpërmjet veshjes,  mund të shohësh konkretisht se si ka jetuar një person qindra vjet më parë ose për të kuptuar pasurinë dhe fuqinë e madhe të një vendi. Ato  po bëhen  gjithnjë e më të rëndësishme,  si një mjet për të komunikuar me të  tjerë,  për të përcjellë mesazhe rreth gjendjes shoqërore, politike dhe ekonomike.






























Sot, pothuajse të gjithënjerëzit, e shohin modën apo veshjen  si një balsam për mendjen dhe shpirtin. Stilet e së kaluarës duket se sigurojnë një ndjenjë stabiliteti që shpesh mungon në të tashmen, veçanërisht stili mbretëror në periudhën e sundimit tëNapoleonit, ku edhe u zhvillua stili Neoklasik gjatë gjysmës së dytë të shek. XVIII e në vazhdim deri në vitet 1900 ku pati njëboom revolucioni i arteve moderne, si rezultat i zhvillimit të industrializimit.


Ndërsa njerëzit kërkojnëtë përcaktojnë statusin personal dhe atë profesional, në një periudhë kur globalizimi dhe zhvillimi teknologjik, ka transformuar kaq dramatikisht domethënien tonë në shoqëri, veshja për pasojë bëhet pjesë e rëndësishme, për të përcjellë qëndrimet dhe synimet tona, edhe nëse ato nuk janë gjithmonë sinkron apo të qarta. Për të kuptuar mesazhet dhe këtë dialog të pasur dhe kompleks, duhet zgjeruar korniza jonë analitike dhe një njohuri për të kaluarën.


Interesante është se artistët e kuptojnë idealin e artit si një kult te veçantë, ku arti i përshtatet jetës dhe me zell e pasion punon në realizimin e veprës se tij të artit. Po me ketë pasion  për të bukurën dhe idealen pasqyrohet edhe te ndjekësi i përkryer i modës, i cili nuk ka detyrim tjetër vetëm të kënaq pasionet e tij me elegancë  dhe me thjeshtësinë e skajshme, e cila në të vërtetëështë mënyra më e mirë për të rënë në sy.


Njësoj si artisti dhe filozofi apo dhe shkrimtari që mediton për të bukurën dhe artin, edhe tek njëdizajn i veshjes dashuria për të bukurën dhe të pazakonshmen shfaqet si veshje dhe zakon( si mënyrë të jetuari). Për të, ideja e të bukurës pasqyrohet në të gjithë mënyrën e  tij tëtë veshurit, ku eleganca kthehet në profesion. Nëpër shekuj, arti dhe moda kanë arritur transformimet tyre, duke sjellë një ndikim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm.


Moda që të quhet art ose një veshje të quhet vepër arti duhet të ta përçojë këtë ndjesi dhe impakt të menjëhershëm. Dizanji i modës duhet të jetë i vetëdijshëm për kontekstin kulturor të veshjes e cila  komunikon diçka kuptimplote (edhe pse jo domosdoshmërisht të thellë) për këtë. Në mungesë të veshjeve të mbijetuara, përgjatë shekujve duke nisur që nga antikiteti, arti dhe letërsia apo dhe kinematografia, japin dëshminë e vetme të veshjes klasike.


FridaKahlo, Edhe pse shumë kohë pas vdekjes së saj në vitin 1954, ende perceptohet si një ikonë.  Ajo jetoi gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-te dhe ndryshoi historinë e artit duke i sjellë  ëndrrat e veta në veprat e saj të artit. Ajo përdori simbolizmin e krishterë duke u bashkuar me ëndrrat e saj të cilën  e quajti realitetin e saj.Karakteri i fortë i Fridës mund të shihet jo vetëm në pikturat e saj intriguese, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me jetën e saj, por edhe me stilin e saj te veshjes, plot kolorit dhe fantazi.FridaKahlo e përdorte veshjen si një armë  për t’i dhënë shprehur forcën e saj  emocionale, për të kapërcyer sfidat e saj fizike. Ajo e përdorte atë si mburojën e saj.Në vitin 2012 në bashkëpunim me VogueMéxico, muzeu hapi ekspozitën e parë të rrobave personale të Kahlo, duke paraqitur veshjen e saj përmes si simbolin e forcës përballë sfidave të jetës  si dhe fuqizimit të femrave, duke ndikuar dhe inspiruar edhe në modë. Ekspozita u përqendrua në mënyrat se si Kahlo përdorte stilin e saj ikonë,  shpesh me veshjet  tradicionale Tehuana, për të projektuar besimet e saj feministe dhe socialiste, duke maskuar gjithashtu dëmtimet e saj fizike.


SoniaDelaunay dhe Veshje: Gjeometria është modë


Së bashku  me bashkëshortin e saj dhe artistë të tjerë, Sonia si artiste e arteve moderne vërehej dukshëm në punimet e saj, abstraksion i  pastër dhe ngjyra të ndritshme e kontraste. Por Sonia ishte gjithashtu një stiliste e njohur e cila solli një revolucion.Në një nga leksionet e saj përballë studenteve të artit, në vitin 1927 në Sorbonne ajo haptazi dënoi modën e mëparshme: “Në kohën e sotshme, moda është duke kaluar nëpër një fazë kritike e cila korrespondon me një periudhë revolucioni. Gjate Luftës së Parë Botërore veshja kaloi ne disa faza të mëdha ndryshimesh; u hoq korseja , jaka të larta dhe te mëdha, fustane te gjate me bisht, të gjitha këto elemente të veshjes shume të kërkuara nga estetika e modës, por që ishin në kundërshtim me higjenën dhe lirinë e lëvizjes se femrave në jetën e përditshme. Në këmbim, ajo ofroi vizionin e saj të veshjeve tërësisht ndryshe dhe të  reja për kohën.


PaulPoiret


Çdo dekadë ka arkitektin e saj , një projektues i cili, mbi të gjitha, është në gjendje të hyjnizojë dhe të përcaktojë dëshirat e femrës . Në vitet 1910, ky arkitekt  ishte PaulPoiret, i njohur në Amerikë si “Mbreti i Modës”. I tillë ishte vizioni i tij, i cili  jo vetëm ndryshoi rrjedhën e historisë së historisë së modës, por e udhëhoqi  atë në drejtimin e historisë së dizajnit modern. Ai u frymëzua shumë nga kultura dhe arti oriental, duke u ngacmuar nga stili antik, dhe atë ekzotik. pshchiton(fustan i lirshëm i cili vë  në pah format e trupit) e antikitetit grek , kimono-në japoneze.


Është ironike që Poireti hodhi poshtë modernizmin, duke qenë se risitë e tij teknike dhe komerciale ishin thelbësore për shfaqjen dhe zhvillimin e saj. Por megjithëse orientalizmi i Poiretit ishte në kundërshtim me modernizmin, si ideologji, ashtu edhe estetikë, ai shërbeu si shprehja kryesore e modernitetit të tij, duke bërë të mundur që ai të transformojë rrënjësisht trajtat e coutureBelleÉpoque.


6 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)