Për shekuj me radhë, historianët dhe kërkuesit e thesareve kanë qenë në kërkim të varrit të pushtuesit të famshëm mongol, Genghis Khan. Zbulimet e reja ofrojnë dëshmi mjaft bindëse se ky varr më në fund është gjetur.

Për 800 vjet me radhë që nga vdekja e tij, njerëzit kanë kërkuar me kot varrin e Genghis Khanit, pushtuesit nga shekulli i 13-të dhe Perandorit, i cili, në kohën e vdekjes së tij, ka udhëhequr Perandorinë e cilat shtrihej nga Deti i Zi deri në Paqësor. Gjatë pushtimeve në Azi dhe Kinë, ushtria e tij vrau dhe plaçkiti, por gjithashtu vendosi edhe lidhje të reja mes Lindjes dhe Perëndimit. Si njëri nga udhëheqësit më brilant dhe më të pamëshirshëm të kohës, Khani ribëri botën.

Por përderisa jeta e këtij pushtuesi është temë e legjendave, vdekja e tij është e mbuluar me një vel të enigmës. Disa historianë besojnë se ai ka vdekur nga plagët e marra në betejë, disa të tjerë thonë se është rrëzuar nga kali i tij apo se ka vdekur nga ndonjë sëmundje. Dhe vendi ku ishte varrosur Khani nuk ishte gjetur kurrë. Në atë periudhë, ishin bërë përpjekje të mëdha që varri i tij të mbrohej nga plaçkitësit e varreve. Legjenda thotë se përcjellësit e kufomës së Khanit kanë vrarë të gjithë ata, të cilët ju kanë afruar varrit dhe se madje janë vrarë edhe njerëzit, të cilët kanë ndërtuar varrin.

Por shumë historianë besojnë se Khani nuk ishte varrosur vetëm: mendohet se edhe pasardhësit e tij janë varrosur së bashku me të në një kompleks, në të cilin besohet se ka edhe thesare.

Gjermanët, japonezët, amerikanët, rusët dhe britanikët që të gjithë kanë udhëhequr ekspedita, në kërkim të varrit të Khanit, duke shpenzuar me miliona dollarë. Të gjitha ekspeditat dështuan dhe vendndodhja e varrit mbetet një nga enigmat më të mëdha arkeologjike. Së paku deri me tani.

Një projekt hulumtues, në të cilin janë bashkuar shkencëtarë amerikanë, ekspertë mongol dhe arkeologë, ka dëshmitë e para bindëse për vendndodhjen e varrit të Khanit dhe nekropolit të familjes mbretërore mongole, në një rajon të largët malor në veriperëndim të Mongolisë.

Në mesin e zbulimeve të bëra nga ekipi janë themelet e asaj që duket të jetë një strukturë e madhe nga shekulli i 13-të apo i 14-të, në një rajon që historikisht është ndërlidhur me varrin e Khanit.

“Të gjitha gjërat po ndërlidhen në mënyrë mjaft bindëse”, theksoi Albert Lin, hulumtues dhe hetuesi kryesor i projektit.

Për 800 vjet me radhë, masivi malor Khenti, ku është bërë zbulimi, ka qenë rajon i ndaluar, me vetë urdhrin e Ghengis Khanit para vdekjes së tij. Nëse dëshmohet se vërtetë është zbuluar varri i Khanit, atëherë do të jetë ky një prej zbulimeve më të rëndësishme arkeologjike në vitet e fundit.

“Është e pamohueshme se Genghis Khani ka ndryshuar kursin e historisë. Në anën tjetër, nuk njoh asnjë figurë tjetër të njohur historike, për të cilën ne dimë kaq pak. Nëse kemi rezultate arkeologjike në lidhje me këtë çështje, atëherë do të ndriçohet një pjesë e trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore, e cila kishte humbur”, thotë Lin.

Genghis Khani ka pasur një jetë epike. Si fëmijë, ai përjetoi vrasjen e babait të tij, por ai mbijetoi dhe u shndërrua në një luftëtarë dhe strateg brilant, i cili arriti të bashkojë fiset e armiqësuara dhe të pushtojë pjesën më të madhe të botës së njohur atëbotë. Në të njëjtën kohë, ai ndryshoi shoqërinë dhe imponoi një alfabet, si dhe një valutë qendrore, duke u bërë kështu njëri prej njerëzve me ndikimin më të madh në periudhën e tij.

Gjatë fushatave të pushtimit, ushtarët e tij dhunuan dhe vranë dhe Khanët kishin shumë fëmijë, edhe pse si fëmijë njiheshin vetëm fëmijët legjitim. Djali i tij Tushi thuhet se ka pasur 40 djemë, ndërsa stërnipi i tij, Kublai Khan, ka pasur 22. Kur një studim gjenetik në vitin 2003 dëshmoi se 16 milionë meshkuj kanë kromozomin identik Y, i cili buron nga një mashkull, i cili kishte jetuar 1 mijë vjet më parë, shumë nxorën përfundimin se kjo me gjasë ishte ADN-ja e Ghengis Khanit, por natyrisht se nuk ka dëshmi për këtë, pasi që kufoma e tij nuk është gjetur kurrë.

Për më pak se 20 vjet, Ghengis Khan arriti të pushtojë territore, të cilat shtriheshin nga Oqeani Paqësor deri në Detin Kaspik. Thesaret që ai i konfiskonte gjatë pushtimeve dërgoheshin në Mongoli.

“Njerëzit mendojnë se varri i Ghengis Khanit është i mbushur përplot me ari dhe argjent, me thesarin e plaçkitur gjatë pushtimeve të tij”, thotë profesori Ulambajar Erdenabat, i cili kryeson departamentin e arkeologjisë në Universitetin e Ulan Batorit.

Në qendër të kryeqytetit të Mongolisë, Ulan Bator, përmendorja e Ghengis Khanit është e vendosur në afërsi të selisë së qeverisë. Jashtë kryeqytetin, gjendet statuja e tij i hipur mbi kali, 250 tonë e rëndë.

“Çdo shtet e ka nga një simbol të heronjve të vet dhe ai është simboli i kombit tonë”, thotë Batulga Khaltma,ministër i Industrisë dhe Bujqësisë, i cili ka ngritur përmendoren e Ghengis Khanit jashtë kryeqytetit.

“Kam ngritur përmendorën, për të kremtuar 800 vjet të shtetit dhe për t’ia sjellë historinë e Ghengias Khanit gjeneratave të reja, për t’i bërë ato krenare për të kaluarën e tyre”, nënvizoi Khaltma.