Policia Kufitare godet një tjetër rast të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.  


Gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër të Kapshticës është sekuestruar një sasi prej 2.7 kg kanabis.


Më datë 20.09.2017, gjatë patrullimit dhe kontrollit të ushtruar nga shërbimet e kufirit të gjelbër, të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në afërsi të rrugës nacionale Bilisht-Kapshticë në vendin e quajtur Përroi i Drenit, u konstatuan  dy çanta sportive brenda të cilave u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 2 Kg e 700 gram lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.


Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.



/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter