Nga Express më 19 prill 2011 në ora 21:45

Sonte në mesnatë përfundon regjistrimi i popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare, ndërsa zyrtarët e Entit të Statistikave të Kosovës, nuk kanë dhënë ende asnjë shifër zyrtare të banorëve të Kosovës.



Regjistrimi ka filluar më 1 prill dhe ishte parapa të përfundonte më 15 prill, por ai ishte shtyrë për deri të martën në disa komuna të Kosovës, si në Prishtinë, Deçan, Partesh, Kllokot dhe në disa komuna të tjera.



Një gjë e këtillë nuk ka ndodhur fare në zonat e veriut të Kosovës dhe në këtë drejtim, përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Kjartan Bjornson kishte deklaruar se ambienti politik ka bërë që në veri të mos jetë realizuar regjistrimi.



Sipas tij duhet të përmbushen disa kushte dhe se duhet të arrihet një marrëveshje me vendim-marrësit e ndryshëm, por nuk saktësoi se për cilët vendim-marrës bëhet fjalë.