Gjate muajit qershor, ministria e Ekonomise, ka parashikuar qe te zhvilloje disa gara te hapura per ndertimin e hidrocentraleve me koncesion ne vend. Keshtu, ndersa ne datat 4 dhe 6 qershor eshte parashikuar hapja e ofertave per blerjen e aksioneve te hidrocentraleve "HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2" dhe "HEC Ulez Shkopet", behet me dije se ne daten 18 qershor do te celen gara te tjera per dhenien me koncesion te hidrocentraleve vendore ne kaskaden e Hotolishtit dhe te Gavranit. Ndersa nje dite me pas, ne daten 19 qershor, ministria e Ekonomise do te cele garat per ndertimin me koncesion te hidrocentraleve "Iballe" 1,2, 3, "Sapac" 1 dhe 2 si dhe "Begaj" ne veri te vendit.