Varfëri, mjerim dhe probleme pa fund. Kështu mund të përmblidhet me pak fjalë historia e një familje që është vendosur në zonëne Porto-Romanos në Durrës, pasi u largua para disa vitesh nga zonat e thella të Burrelit.


Si të mos mjaftonin kushtet e vështira ekonomike, një zënkë mes dy bashkëshortëve të familjes Xhura ka bërë që aksidentalisht vajza e tyre 14-vjecare A. Xh të gjendet tashmë në rrezik për jetën.


Gjatë debatit të ashpër mes dy bashkëshortëve, ka ndërhyrë vajza duke u futur në mes, por në inat e sipër babai i saj ka gjuajtur sobën me këmbë duke rrëzuar në trupin e saj tenxheren me ujë të nxehtë.


Paratë janë bërë shkak për përplasjen mes bashkortëve: Kujtimit dhe Manushaqes. Kujtimi në gjëndje të dehur i ka kërkuar bashkëshortes para për të pirë sërish alkool dhe në momentin që ajo ka refuzuar t’ia jap, ai ka nisur ta godas dhe në gjakënxehtësi e sipër ka shkelmuar zobën që qëndronte në mes të shtëpisë, ku mbi të qëndronte një tenxhere me ujë të valuar, e cila ra mbi trupin e vajzës së tyre 14-vjeçare që përfundoi me diegje të shkallës së lartë.


Shtetasi i mësipërm, më datë 01.03.2017, rreth orës 18:00, në banesë, në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, dyshohet se i ka hedhur ujë të nxehtë vajzës së tij, shtetases A.XH. 14 vjeçe, e cila është përfshirë për të shuar konfliktin midis prindërve.


Vajza është djegur në këmbë dhe ndodhet në QSUT nën kujdesin e mjekëve, ndërsa babai i saj, K.Xh. 45 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi ai ia ka mbathur menjëherë pas ngjarjes”, njoftojnë burime zyrtare të policisë.


Vajza është dërguar me urgjencë në spitalin e djegie plastikës në Tiranë, në gjëndje të rëndë shëndetësore.


Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti policia, e cila nisi hetimet për rastin në fjalë dhe shpalli në kërkim kryefamiljarin Kujtim Xhura.


E ndërsa vajza 14-vjeçare e lënduar nuk mund të jepte deklarime ngase është në gjëndje të rëndë shëndetësore, nëna e saj, Manushaqe Xhura ka treguar për policinë  me detaje ‘dramën’ që ndodhi në familje.


“Jemi një familje shumë e varfër ku skamia mbizotëron kudo. Nuk kemi asnjë të ardhur. Bukën e gojës e nxjerrim duke rremuar në vendgrumbullimin e plehërave këtu në Porto Romano për të mbledhur kanaçe.


Kohët e fundit Kujtimi pinte shumë alkool dhe ishte bërë shumë nevrik dhe konfliktoheshim thujase përditë.


Herën e fundit, e cila rezultoi fatale për vajzën, më kërkoi lekë për të pirë raki. Unë nuk i dhash, sepse nuk kisha. Ai nisi të bërtiste të më godiste dhe në gjakënxehtësi e sipër goditi sobën që ndodhej në mes të shtëpisë. tenxherja me ujë të nxehtë përfundoi në prehrin e vajzës, duke i shkaktuar diegje të shkallës së lartë”, ka deklaruar manushaqe Xhura, ndërsa tregon se vajza 14-vjeçare është nxënëse e klasës së tetë në shkollën Met Hasa.


Sipas Manushaqes, kjo familje mbijeton vetëm nga puna e saj dhe e bashkëshortit, të cilët për çdo mëngjes i drejtohen fushës së mbetjeve urbane dhe aty mbledhin kanaçe, shishe plastike apo qelqi dhe më pas i shesin.


Rrëfimi i gjyshes


Tashmë situatë është e nderë në këtë familje, vajza është shtruar në spital në Tiranë, babai i saj kërkohet nga policia, ndërsa gjyshja që ka ardhur nga Burreli sapo mësoi për ngjarjen, shpjegon me lot në sy hallet e pafundme të kësaj familje. Unë sot në mëngjes erdha dhe e gjeta shtëpinë hapur pa asnjë njeri brenda. Unë e di që djali pi alkool, dehet, ne e dimë, e bën nga marazi, se nuk kanë punë e kanë halle. Është rrëzuar tenxherja sepse soba tundet sa andej-këndej, nuk e ka djegur i ati. Këta janë fukarenj në pikë të hallit për bukë, thotë Xhurie Xhura. 


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter