çdo festë e medias është natyrshëm festë e gjithkujt. Suksesi i një medieje është suksesi i shoqërisë, i shoqërisë dhe i klimës. Ora News është televizion tashmë i respektuar, i nderuar, i aftë për të qenë konsulent vendimesh apo konkluzionesh. 3 vjet për një media nuk janë kurrë pak - madje janë shumë - media nuk matet aritmetikisht e sasiorisht. Ora News ka 3 vjet në një shoqëri të lirë, e cila i bëhet e lirë nga fryma e politikës; edhe asaj që e ushtron pushtetin, edhe  prej opozitës. Ora News ka ditur me inteligjencë të gjindet e suksesshme në zhvillimet politike, ekonomike, sociale, morale, etj. Ora News është e suksesshme për shkak të një dueti pronar-editorialist - nga më frytëdhënësit. Padyshim pronari Ylli Ndroqi ka të drejtë të jetë krenar për gjithë projektin e tij si biznesmen, që e orientoi me fantazi, me durim, me sakrificë drejt një televizioni që gjykohet në çdo minutë. Ndroqi mjeshtërisht e ka gjetur kufirin e influencës së tij dhe kjo nuk është pak. Ai nuk i ka ngjarë modelit të zi të pronarit të medias, që e hap ekranin për industrialistët e shpifjes dhe botimin e veprave të Enver Hoxhës, kryekriminelit në historinë e shqiptarëve. Përkundrazi, Ora News, duke u përshkruar nga një vijë editorialiste profesionale ka shumë objektivitet, sepse editorialisti i saj ka ditur të bëjë dhe të ndërtojë një linjë të ndershme në qendrime. Alfred Peza, i provuar si gazetar dhe drejtues mediash i suksseshëm, dha shembullin e një vullneti dhe burimi të pazakontë, për të mbërritur sot në festë. Dhe kjo është festa e tij, si festë medieje... se mund t’i mbushë 3 vjet dhe nuk e di askush kush je. Në Shqipëri ka ekrane të verbra, ekrane që thonë gënjeshtra, të mbushura me mendje të painformuara e të palexuara, rezultati i të cilave është sponsorizimi i së keqes. Jo, Ora News, falë një kredibiliteti të vijës editorialiste të zotit Peza, është një ekran i suksesshëm, sot dhe me të ardhme të madhe. Ashtu si shtëpia, vakija apo dasma, ashtu edhe institucionet, marrin hijen e të zotëve. Në këtë kuptim, në festën e Ora News, dhe prej kësaj feste, kanë mundësi të marrin të gjithë kolegët, pak gëzim, duke e shndërruar festën në një kënaqësi të përbashkët. Të organizosh 3-vjetorin e suskesit, është një provë e madhe dhe një shembull i madh, por edhe një pretencë për media që s’shiten e blihen, që federohen si futbollistët - me një bluzë. Mediat jetëgjata janë mediat që e respektojnë publikun dhe veçanërisht publikun që u përket. Në media, parimi “shit qen e bli këlyshë”, të cinin e përdor zakonisht ndonjë qen, nuk mund të bësh përvjetor, nuk mund të shkosh drejt festave. Përkundrazi, në vend të 3 vjetëve, bën 3 ditët e mortit, në vend të 7 vjetëve bën të shtatat a të dyzetat, derisa të harrohesh se ke qenë, ashtu sic e meriton shpifja, intriga dhe turpi.    Përvjetori i Ora News është një gëzim jo vetëm për ata gazetarë të respektuar që punojnë aty, por është për shumë e shumë shqiptarë, qytetarë, që vetë ceremonia nuk do t’i nxinte fizikisht, por që kudo që janë, në Pogradec a në Sarandë, në Shkodër apo në Prishtinë, në Tetovë, Shkup, Strugë, Korçë e gjetkë, më larg, japin një minutë nga jeta e tyre, dhe u thonë “Yllin dhe Alfredin dhe të gjithë atyre që e kanë jetën në Ora News “Gëzuar Festën”. Dhe me këtë rast edhe gazeta “55”, përmes këtij shkrimi, lirshmërisht, me zemër të hapur, u thotë “Gëzuar!”....