Presidenti izraelit, Shimon Perez, ka deklaruar gjatë vizitës në Çeki, se qeveria e re izraelite me në krye me Benjamin Netanjahun, ka në plan të fillojë menjëherë negociatat me palestinezët dhe me vendet fqinje. Perez ka shtuar se gjatë këtij viti mund të priten edhe hapa të rëndësishëm drejt paqes mes dy vendeve me konfliktin legjendar. Perez pritet që të emërojë qeverinë e re izraelite, e cila do të duhet të gjejë mënyrat për tejkalimin e krizës ekonomike në vend, pasojë të krizës globale ekonomike dhe të angazhohet për ndaljen e dhunës dhe në luftë kundër terrorizmit. Nisma e qeverisë së re të Izraelit është përshëndetur nga shumë vende të botës dhe të gjithë po presin të zbulojnë planin e Izraelit me ‘fytyrë të re’.