Teksa për pak ditë pritet dhe vendimi për çeljen e negociatave, në qarqet e BE-së qarkullojnë mendime të ndryshme nëse është apo jo koha për të hedhur këtë hap me vende si Shqipëria dhe Maqedonia.


Por në një intervistë të fundit, eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn këmbëngul ën faktin se BE duhet të eksportojë qëndrueshmëri dhe se zgjidhja më e mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor është rruga e integrimit.


Një qetësi e qëndrueshme dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor është e mundur vetëm përmes integrimit në BE! Eksportimi i qëndrueshmërisë në vend të importimit të paqëndrueshmërisë është në interesin më të mirë të BE. Perspektiva e BE-së për këto vende është çelësi për qëndrueshmëri, siguri dhe prosperitet në kontinent. Projekti i 1989, për ribashkimin e kontinentit, nuk do të jetë i plotë pa qytetarët e këtyre vendeve, ka thënë Hahn për WDR Europa Forum.


7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)