Task-Forca e prokurorise se Vlores nis hetimet per pastrim te parave ndaj dy kuneterve te ministres se Integrimit znj.Majlinda Bregu duke perfshire kete te fundit ne hetim pasuror ne baze te ligjit Antimafia.





Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme dhe njesise se perbashket hetimore ne luften kunder krimit ekonomiko-financiar ne prokurorine e Vlores.





Sipas ketyre burimeve nga sekuestrimi i dokumenteve ne Qendren Kombetare te Regjistrimit ka rezultuar se dy kuneterit e ministres Bregu shtetasit Ervis Gjecaj dhe Gani Baku nje dite pas arrestimit te Albino Prudentinos kane kryer blerjen e aksioneve te shoqerise se djalit te te akuzuarit si pjesetar te organizates mafioze Sacra Corona Unita Angleo Prudentino.





Ky i fundit se bashku me kunatin e ministres Bregu Ervis Gjecajn bashkeshorti i prezantueses se shume emisioneve televizive Ornela Bregu ishin ortake ne shoqerine Betting System Albania deri me date 30 shtator vetem nje dite pas arrestimit te 59-vjecarit Prudentino. Ne kete date djali i Prudentinos ia shiti aksionet e tij prej 80 te shoqerise dy kuneterve te ministres nga 40 secili me nje vlere prej 6 milione leke per secilin.





Blerja e aksioneve beri qe Task-Forca e prokurorise se Vlores te dyshoje se dy shtetasit Gjecaj dhe Baku kane konsumuar elemente te vepres penale te pastrimit te parave.





Mbi bazen e ketyre dyshimeve prokuroria ka nisur procedimin penal edhe ndaj dy shtetasve Baku e Gjecaj te cilet jane marre ne pyetje nga prokuroria e Vlores tashme.





Me regjistrimin e procedimit penal ne institucionin e akuzes ne Vlore Prokuroria per Krime te Renda automatikisht ka nisur hetimin pasuror edhe ndaj ketyre dy shtetasve. Sipas ligjit Antimafia qe tashme eshte ne fuqi konkretisht nenit 3 ku percaktohet fusha e zbatimit te ketij ligji shpjegohet qarte se hetimi pasuror dhe sekuestrimi behet jo vetem mbi pasurite e personit te dyshuar per nje veper penale por edhe te afermve te tij.





Dispozitat e ketij ligji zbatohen edhe ndaj pasurive tea personave te aferm bashkeshortit femijeve te paralindurit te paslindurit vellezerve motrave ungjerit emta niperit mbesat femijet e vellezerve dhe te motrave vjehrri vjehrra dhendri nusja kunata kunati bashkejetuesi thjeshtri thjeshtra njerku dhe njerka te subjekteve te pikes 1 te ketij neni-thuhet ne ligjin Antimafia.





Sipas ketij ligji duke qene se ministrja Bregu eshte kunata e ketyre dy personave te dyshuar per pastrim te parave Gjecaj e Baku automatikisht pasuria e saj filtrohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda ne kryeqytet.





Nderkohe burimet e Shekullit prane Prokurorise se Pergjithshme sqaruan se imuniteti i ministres Bregu nuk eshte pengese per te kryer hetimin pasuror pasi nuk parashikohet ne ligj. Keshtu qe sipas ketyre burimeve ne ditet ne vazhdim pritet verifikimi i pasurise se deputetes njeherazi ministres se Integrimit Majlinda Bregu dhe bashkeshortit te saj.





Mesohet se deri me tani Prokuroria e Krimeve te Renda ka sekuestruar tre shoqerite tregtare te regjistruara ne emer te Albino Prudentino e djalit te tij Angelo dhe ortakeve te tyre ne kete biznes. Gjithashtu konfirmohet se ende nuk kane kthyer pergjigjie te gjitha bankat e nivelit te dyte per llogarite dhe transaksionet bankare te te hetuarve apo edhe informacionet nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme per personat tashme nen hetim.