Korporata Elektroenergjitike Shqiptare njoftoi se  po menaxhon në mënyre optimale prurjet në Kaskadën e lumit Drin. Aktualisht prurjet po shfrytëzohen duke ngarkuar maksimalisht të gjitha turbinat e disponibël në HEC Fierzë, HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.


Sipas KESH prodhimi ditor është rreth 24.000 MWh. Kjo sasi energjie po përdoret për të mbuluar kërkesën e klientëve fundorë, humbjet e OSHEE dhe OST, ndërsa sasia e tepërt po eksportohet. Aktualisht rezerva energjitike është 1220 GWh.


KESH garanton se situata është nën kontroll. Kuotat po menaxhohen në zbatim vendimit të Komisiont të Posacëm të Trajtimit të Plotave. Gjatë 24 orëve të fundit niveli në liqenin e Fierzës është ulur me 40 cm. Në total shkarkimet janë reduktuar dhe KESH  gatanton se ato do të jenë gjithmonë më të ulta se nivel i prurjeve natyrale, për të reduktuar efektin që mund të shkatojnë reshjet.  Aktualisht prurjet natyrale në kaskadë janë 2150m3/sec ndërsa shkarkimet 1350 m3/sec.


Tabela e mëposhtme ju njeh me informacionet operative të marra nga personeli hidroteknik i KESH:










Hidrocentrali i Fierzes


 


Kuota                       292.42m


Prurjet                1150 m3/sec


Prodhimi                   465 MW


Agr. në punë                        4


Shkarkime            670 m3/sec


 

HIdrocentrali i Komanit


 


Kuota                      172.15 m


Prurjet          1830/800 m3/sec


Prodhimi                   430 MW


Agr. në punë                       3


Shkarkime            700 m3/sec

Hidrocentrali Vau Dejes


 


Kuota                          74.66 m


Prurjet           1475/200 m3/sec


Prodhimi                    232 MW


Agr. në punë                          5


Shkarkime             790 m3/sec


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter