Shukri-Xhelili-780x439Videoskandali i kryebashkiakut të Dibrës. Babai: Shukriu më ka gjakun borxh. Nëna: Kemi frikë


Kur kishin kaluar tri ditë nga publikimi i videoskandalit të kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, që i kërkonte favore seksuale 20-vjeçares Anisa.A, në këmbim të një vendi pune, e gjithë familja kërkon mbrojtje nga shteti, pasi ndihet e kërcënuar. Në disa komunikime telefonike apo intervista për televizione të ndryshme, ata rrëfejnë kalvarin e vuajtjeve që po përjetojnë këto ditë.


Nëna


F.A, nëna e vajzës, rrëfen se “goca ka bërë një kërkesë për punë. Kryetari i ka thënë do ta shohim, do vish pas ca ditësh edhe do të jap llafin për punë. Ka shkuar goca pas ca ditësh, iu bënë 2-3 herë që ka shkuar dhe i ka thënë do firmosësh, por me një kusht që të bësh si të them unë. Edhe goca ka firmosur, pasi ka firmosur, i ka thënë që do shkosh në punë. Gjatë kësaj kohe goca ka filluar punë dhe ai e merrte përditë në telefon dhe i dërgonte mesazhe. I bënte lloj-lloj muhabetesh. Goca paraqitej tek zyra, shkonte tek zyra, pastaj i kërkoi takim gocës. Nga muaji prill. Goca shkon. Ai i thotë që do firmos kontratën kur të merremi vesh për tu takuar. Kur shkoi goca në Tiranë nuk më tregoi se kishte edhe frikë, edhe turp. Nuk deshi të më tregonte situatën si ishte. Shkon goca e takon dhe kur e pyes unë ku do shkosh, më thotë kam një kërkesë pune, do shkoj në Tiranë se më kanë thirrur për punë. Shkon me gjithë motrën më të madhe. I pati thënë që do rrish këtu tek kjo punë, pastaj do shohim. Që kur është bërë kjo punë, unë kam dalë jashtë shtëpisë më kanë kërcënuar në rrugë njerëzit. Kemi frikë të dalim, prej mentalitetit e kërcënimeve. Kam dalë vetëm kur kam shkuar në gjykatë e polici. As djali, as burri, nuk kanë shkuar në punë. Jam e frikësuar shumë, më kanë kërcënuar 2 veta të Partisë Socialiste, 2 gra. Më kanë ardhur tek dera, më kanë hyrë me zor. Më thanë po nuk na fale për këtë problem, ne i kemi krahët e ngrohta, do marrim masa. I kam denoncuar në polici e prokurori. Dy gra janë farefis të gruas së Shukriut. Edhe bodigardët e Shukriut. Ka 2 vjet që ka kërkuar punë. Nuk ka gjetur punë gjëkundi, as goca e madhe, as çuni. Vajza i shkoi tek zyra dhe kryetari i kishte premtuar që po, i kishte thënë që qenke gocë e bukur, gocë e zgjuar do të fus në punë. Goca sm’i ka treguar mua këto sepse i ka ardhur zor, se po ti dija do kisha shkuar ti bëja namin tek zyra. E smë ka treguar mua si prind, as vëllait se kishte frikë mos e rrahim. Kështu ka bërë kryetari me gocën time, që e ka si fëminë e vet e ti vijë turp që i bën këto gjëra dhe i meriton ato që i ka bërë goca ime. Nuk jam pishman fare, më ka gjakun ai. Jemi të rrezikuar, nuk dalim dot në rrugë prej opinionit e prej llafeve. Kanë ardhur edhe çuna tek dera duke folur me fjalë të rënda. Më ka dalë në rrugë 2 herë kërcënuesi i socialistes. Nuk jam e sigurt këtu. Unë kërkoj të largohem nga Shqipëria. Shteti të më ndihmojë për këtë punë. Kam frikë për fëmijët. Të më ndihmojë ai i madhi i Amerikës”.


Babai


I ati i vajzës thotë se “ka që 2 muaj që vajza është ankuar për këtë problem. Nuk deshëm ta bënim të madhe. Arriti puna që vajza e bëri vetë me iniciativën e saj dhe ka bërë shumë mirë. Shukri Xhelilit nuk i kam asnjë borxh. E kam njohur që 30 vite në Peshkopi, po paska qenë burri më i poshtër që ka shfrytëzuar vajzën time, 20 vjeçe. Bravo i qoftë vajzës sime që ia ka bërë këtë. Vetëm një gjë, Shukri Xhelili më ka gjakun borxh për këtë histori se më ka shfrytëzuar vajzën. Këtu bindje politike nuk ka në botë, hiç. Më ka poshtëruar familjen, që rri i mbyllur brenda, pa bukë, pa gjë, pa asgjë. Kërkoj ndihmë prej shtetit, nuk dalin dot fëmijët në rrugë. 2-3 herë i kanë dalë gruas e vajzës në rrugë. Dua ndihmë të më largohen fëmijët dhe gruaja prej këtej. Unë vetë do rri këtu, sikur edhe të më vrasin. Mbrojtje kam pasur deri sot në mëngjes. Unë nuk do rri gjithmonë me polici se nuk i kam gjak kujt, ai më ka mua. Jam pa bukë, duke marrë borxh në dyqane. Kërkoj ndihmën e ambasadës amerikane të më largojë fëmijët këtu.”


 


Presioni


Vajza: Nuk dal dot nga shtëpia 


Anisa. A thotë se “arsyeja pse e bëra këtë është se ndihesha vazhdimisht nën presionin e fjalëve të tij dhe për çfarë kërkonte ndaj meje. Kjo ka qenë e vetmja arsye dhe nuk ka qenë as çështje politike dhe as çështje parash. Kërkoj të largohem nga ky vend. Nuk ka kuptim që të rri më këtu sepse nuk kam siguri as për familjen as për veten time. Nuk kam dalë jashtë banesës dhe nuk jam penduar për videon”.