Në incident i tmerrshëm ka ndodhur në Los Anxhelos, teksa një fëmijë ka qëlluar me armë nënën e tij, në kohën kur ajo e kishte ulur në sediljen e pasme të makinës së tyre. Zyra e Sheriffit të Qarkut LA shkroi në Tëitter se ata iu përgjigjën një raporti shqetësues për të shtëna në orën 3:30 të orës lokale në Norëalk të Kalifornisë.


Policët arritën në skenën tronditëse dhe gjetën “fëmijën e ulur në pjesën e pasme të makinës me katër dyer”, i cili kishte qëlluar aksidentalisht nënën e tij me një armë gjahu, plumbi i së cilës e kishte përshkuar në kraharor viktimën.


Ajo u dergua në spital me plagë flagrante, por fatmirësisht shpëtoi.


Është e paqartë se sa vjeç ishte fëmija që tërhoqi këmzën. Megjithatë, thuhet se ishin tre fëmijë në pjesën e pasme në kohën e të shtënave, si dhe një fëmijë i vogël në ulësen e pasagjerit.


Asnjë nga fëmijët nuk u lëndua gjatë incidentit që ndodhi vetëm pak hapa larg nga parashkollori. Të katër fëmijët thuhet se janë në kujdesin e Departamentit të Fëmijëve dhe Shërbimeve Familjare.