Një nga djemtë dëshmitarë të momenteve të panikut që ndodhën sot në Korçë, kur një djalë rreth moshes 20-vjecare ka tentuar t’i rrëmbejë nga duart nënës vajzën e saj 4-vjecare, ka treguar të gjithë ngjarjen.


Duke folur për mediat, djali i quajtur Xhoniel Qelemeni, banor i lagjes ku ndodhi ngjarja, tregoi si arriti të shpëtojë vajzën nga duart e të riut.


djali ne korce vajza


Ishte e ëma dhe vajza kaluan këtu në rrugë. Unë isha me dy shokë, po rrija tek bordurat, pashë një tip që kaloi këtu, edhe vajti nga mbrapa ta rrëmbente çupën. I thirrëm ne çfarë bën ti dhe ai u tremb, ne e ndoqëm me vrap, nuk e njihja si person. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20. E ndoqa me vrap djalin ai u lodh, me disa shokë e zumë, e kapën, rastisi që kaloi edhe policia edhe e kapën.


Nëna po thërriste, u tremb, u tromaks. Unë pastaj vajta e pyeta e ke gjë këtë djalin se mos e kishte të afërm. Në ato momente vajza ishte e trembur. Në këtë lagje nuk kishte ndodhur më parë kjo gjë, tha i riu.