Zonja Berisha takon kryeparlamentaren e Estonise Pergezime per heqjen e vizave. Liri Berisha viziton Spitalin e Femijeve te Estonise





Vlerat me humane te shenjtores shqiptare Nene Tereza u pasqyruan ne ambientet e Parlamentit estonez ku Liri Berisha ishte e ftuar nderi. Zonja Liri Berisha presidente e Fondacionit Kulturor Nene Tereza me ftese te kryetarit te Grupit Parlamentar Estoni-Shqiperi z. Rain Rosimannus zhvilloi me 15-16 nentor nje vizite ne kryeqytetin e Estonise Talin. Vizita kishte per qellim hapjen e ekspozites kushtuar jetes dhe vepres te humanistes shqiptare Nene Tereza. Ekspozita u hap ne nje nga ambientet me prestigjioze te Parlamentit te Estonise ku moren pjese kryetarja e Parlamentit Ene Ergma zv. kryetarja e Parlamentit Keit Pentus perfaqesues te grupeve parlamentare deputete ambasadore perfaqesues te institucioneve dhe komuniteteve fetare ne Estoni si dhe miq e te ftuar. Ceremonine e hapi kryetarja e Parlamentit Estonez Ene Ergma e cila gjate fjales se saj falenderoi zonjen Berisha per hapjen e ekspozites ne Estoni dhe theksoi nder te tjera se Nene Tereza eshte nje figure e shquar e cila i perket jo vetem Shqiperise por mbare botes. Zonja Berisha gjate fjales se saj falenderoi perfaqesuesit e Parlamentit Estonez per mbeshtetjen e tyre ne hapjen e kesaj ekspozite si dhe te gjithe te pranishmit ne ekspozite duke u shprehur qe Nene Tereza perfaqeson dhe mbart vlerat me te mira humane dhe njerezore te kombit shqiptar dhe kjo na ben te ndihemi krenare per origjinen e saj shqiptare. Gjithashtu pershendeten ekspoziten dhe kryetari te Grupit Parlamentar Estoni-Shqiperi si dhe Philippe Jourdan perfaqesues i larte i Kishes Katolike ne Estoni. Gjate vizites ne Estoni zonja Berisha pati takim me kryetaren e Parlamentit e cila u impresionua nga kultura e pasur e kombit shqiptar pjese e se ciles eshte Nene Tereza dhe familja e saj. Zv. kryetarja e Parlamentit shtroi nje dreke ne ambientet e Parlamentit ku ishin te pranishem perfaqesues te te gjithe spektrit politik ku nder te tjera u bisedua per zhvillime te perbashketa ndermjet dy vendeve. Gjithashtu zv.kryetarja e Parlamentit pergezoi znj. Berisha per ritmet e shpejta te zhvillimit ekonomik dhe atij te turizmit. Me pas znj. Berisha u prit dhe nga drejtoresha e Pergjithshme e Politikave per Evropen ne Ministrine e Puneve te Jashtme e cila shprehu kenaqesine dhe uroi per liberalizimin e vizave. Gjate vizites ne Estoni znj. Berisha vizitoi dhe Spitalin e Femijeve te Estonise ku u njoh nga afer me sherbimet e ofruara ne te gjithe pavijonet e ketij spitali.