Nga Halil Matoshi


Pas debatit shoqëror, parlamentar, diku më racional e gjetkë më zhurmues, dijetarët e proviniencës islame në Kosovë vrapuan të argumentojnë se si në rast konflikti në interpretim, versioni anglisht i kësaj Kushtetute, që shtetin e përshkruan si sekular, ka përparësi, si dëshmi se versioni shqip i paskësh diskriminuar myslimanët, gjë që, sipas tyre, u dëshmua edhe me rastin e votimit të Ligjit për arsimin fillor dhe të mesëm.


Mos e kërkoni në fjalorët e gjuhës shqipe termin sekularizëm, sepse, edhe në kohën e komunizmit edhe tashti, ky term shpjegohet ideologjikisht ose krejtësisht i banalizuar si p.sh., antifetar; pra ky term trajtohet me indiferencë dhe mosdije.


Sekularizmi buron nga Iluminizmi (përndritja) dhe angazhohet për ndarjen e fesë nga shteti, por duke u zotuar njëkohësisht kundër çdo forme diskriminimi dhe për mbrojtjen e lirisë së mendimit dhe të besimit.


Termi “sekularizëm” është krijuar nga filozofi anglez George Jacob Holyoake, më 1846, i cili i kundërvihej vendosjes së fesë shtetërore ose favorizimin e një feje në dëm të një tjetre.


Kushtetuta e Kosovës, në nenin 8 [Shteti laik] thotë: Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare., kurse në versionin anglisht shkruan: Article 8 [Secular State]: The Republic of Kosovo is a secular state and is neutral in matters of religious beliefs; përkatësisht në versionin serbisht: lan 8 [Sekularna Drava] thotë: Republika Kosovo je sekularna drava i neutralna je po pitanju vjerskih uvjerenja.


Në këtë rast, nisur nga fryma e ligjeve, në të tri versionet, Kushtetuta e Kosovës nuk ia kundërvë laicitetin fesë, sepse shteti laik ose sekular është e njëjta gjë.


Si ka lindur laiciteti dhe si ka hyrë ai në konstitucionin e shumë shteteve?


Në Francë, që nga Revolucioni i vitit 1789 moderniteti është krijuar mbi bazën antireligjioze, kurse në vendet protestante religjioni ishte pjesë përbërëse e modernitetit. Termi francez për definimin e raporteve mes religjionit dhe shtetit është laicité, që do të thotë se shteti është iluminist dhe jokonfesional, porse njëkohësisht respekton të drejtat e besimit dhe të bindjeve.


Në Francë ky koncept u ngrit në normë ligjore më 9 dhjetor, 1905.


Parimet themelore të këtij ligji janë:


a) Republika garanton lirinë e ndërgjegjes dhe lirinë e praktikimit të fesë.


b) Republika nuk e pranon as nuk e mbështet asnjë religjion, pos shpenzimeve të shërbimit priftëror të varrimeve (në spitale, burgje, ushtri dhe lice.)


c) Kisha, përkatësisht bashkësitë fetare mund të organizohen si institucione të së drejtës private.


Kështu që në Kushtetutën e Republikës së Kosovës është adoptuar termi shtet laik, për shumë arsye (laiciteti nënkupton edhe përndritjen, të vërtetat tokësore dhe lirinë) kurse në gjuhën angleze përdoret termi secular state (shtet iluminist) ku termi secular është marrë nga termi latin saeculum, që do të thotë këtu dhe tash, por kuptimësia është e njëjtë.


Në SHBA termi secular mbështetet nga amendamenti i Parë i Kushtetutës, që i është bashkëngjitur aktit më të lartë të këtij vendi më 1791.


Amendamenti thotë: Kongresi nuk do të sjellë kurrfarë ligji, i cili ndonjë religjion do ta shpallte si zyrtar por as që do ta ndalonte praktikimin e tij.


Kjo d.m.th. se me këtë amendament është siguruar:


1. Ndarja e shtetit nga kisha, që do të thotë se kemi të bëjmë me institucione të ndryshme të cilat nuk i përzihen njëra-tjetrës në çështjet e brendshme;


2.  Barazi, përkatësisht jodiskriminim ndaj qytetarëve, pa marrë parasysh religjionin ose besimin e tyre.


3) Zgjedhjen e lirë dhe të padhunshme të fesë, përkatësisht shteti nuk mund askënd ta detyrojë që ta praktikojë ose jo ndonjë fe ose besim.


Sipas këtyre parimeve, që i përmban edhe konstitucioni francez dhe varianti amerikan, shtete sekulare nuk mund të cilësohen shtetet që favorizojnë ateizmin, si lloj të besimit, ose që ndjekin dhe diskriminojnë njerëzit në baza fetare dhe të besimeve.


Eugen Smith, në studimin e tij për Indinë si shtet sekular, jep definicionin liberal-demokratik për shtetin sekular,  si shtet që garanton lirinë individuale dhe kolektive, që më individët sillet si me qytetarë pa marrë para sysh fenë e tyre; shteti sekular nuk është sipas konstitucionit i lidhur me ndonjë fe dhe as nuk mëton të promovojë apo të përzihet në çështjet fetare. (Shih: Donald Eugen Smith, India as a Secular State (Princeton, New York (Princeton University Press, 1963.)


Sipas këtij autori, në shtetin liberal-demokratik ekzistojnë tri mënyra të ndryshme të raporteve mes individit, shtetit dhe shoqërisë.


a) Religjioni dhe individi, ku vlen parimi i lirisë së religjionit;


b) Shteti dhe individi, ku vlen parimi i qytetarisë;


c) Shteti dhe religjioni, ku vlen parimi i ndarjes mes tyre.


Ligji në shtetin sekular duhet të jetë neutral, bazuar në harmonizimin e tij me vlerat që janë dominante në atë shoqëri. Kjo në kontekstin kosovar d.m.th. se brenda të njëjtit komb koekzistojnë tre besime të mëdha (islami me një shumicë relevante, katolicizmi dhe ortodoksizmi) si dhe shumë besime të tjera, sekte e rryma fetare, kurse brenda të së njëjtës shoqëri dominon areali gjeokulturor i kosovarëve është ai perëndimor (lashtësia historike, alfabeti, ngjizja e kombit dhe mendësia politike, kultura shpirtërore, letërsia, artet etj.) dhe së fundi orientimi politik gjeostrategjik, dominant i kosovarëve, është ai i integrimeve euroatlantike, si interes madhor dhe jetësor i tyre.


Sipas profesorit të shkencave juridike, Michael Germann, BE-ja nuk mund tu përzihet në legjislacionin kombëtar vendeve anëtare, për s ai përket raportit me fetë, për shkak të specifikave të atyre shoqërive.


Sipas të drejtës europiane, neni 9 (për lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë), paraqet themelet e shoqërisë demokratike në dritën e Konventës për të Drejtat e Njeriut, pra liria e religjionit nuk është e kufizuar në jetën private, sepse ajo mund të realizohet publikisht; por realizimi lirisë së religjionit mund të kufizohet me ligj, me qëllim të mbrojtjes së interesave private apo publike; Liria e religjionit nënkupton edhe të drejtën e mbrojtjes nga ana e shtetit në rast të veprimeve të dhunshme, presioneve dhe kërcënimeve që cenojnë praktikimin e lirë të religjionit.


Sipas nenit 14 të Konventës Europiane për të drejtat e njeriut duhet që të garantohet edhe barazia mes feve, por as neni 9 dhe as 14 i Konventës Europiane për të drejtat e njeriut nuk e definojnë konkretisht qasjen e ndarjes ose jo mes shtetit dhe fesë.


Bashkimi Europian nuk ka të drejtë, po ashtu, ta imponojë mënyrën e implementimit të lirisë së religjionit.


Neni 5 pika 1, marrëveshja për BE-në e kufizon këtë.


Sepse nenit 6 pika 3 të Marrëveshjes për BE-në, angazhohet që të respektojë identitetet kombëtare të vendeve anëtare.


Çka do të thotë kjo për Kosovën?


Kosova si shtet laik, në themelet e veta e ka miqësinë qytetare, e jo vëllazërinë fetare (ymetin), përndritjen dhe racionalitetin shkencor e jo teizmin as ideologjitë e mëdha të shekullit të 20-të.


Kisha Ortodokse serbe në Kosovë është në situatë krejtësisht tjetër, sepse ajo, sipas Pakos Ahtisaari gëzon një lloj eksterritorialiteti (zgjidhje e dhimbshme në shkëmbim të shtetit kombëtar) dhe secili krahasim me raportet e saj me shtetin kosovar është absurd dhe tendencioz.


Prandaj, shoqëria e lirë kosovare duhet ti pajtojë të drejtën dhe lirinë e besimit me të drejtën historike dhe politike, si entitet shtetëror e kombëtar i bazuar mbi përndritjen dhe emancipimin. Përndryshe, kohezioni shoqëror dhe kombëtar, në këto hapësira, është l