Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ka cilësuar si mashtrues të pacipë deputetët e PS-së, Ulsi Manja e Vasilika Hysi, të cilët sipas tij nuk thonë të vërtetën sa i takon nenit 491 të ekstradimeve, në lidhje me akuzat ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.


Vasili tha në një deklaratë për mediat se prokuroria duhet të ndërhyjë dhe hetojë, pasi manipulimi është sheshit.


Sot dy anëtarë të Komisionit të Ligjeve, Manja dhe Hysi u përpoqën t’i bëjnë alibi gënjeshtrës dhe mashtrimit të radhës. Së pari, çdo nen, çdo propozim që jep ky Parlament i propozohet komisionit parlamentar përkatës dhe për çdo nen, komisioni është i detyruar se si ky nen ishte edhe cili bëhet ndryshimi. Çfarë ndodhi me nenin 491? Ju e patë se si dy gënjeshtarë të pacipë, u treguan qytetarëve se neni ishte miratuar sipas një varianti të një komisioni. Pyetja është cili ishte varianti dhe cili ishte komisioni? Drafti ishte propozuar nga Vasika Hysi. Ata pranuan se ky nen nuk ishte hedhur në procesverbalin e punës së komisionit. Ndryshimi nuk u tha. U fut tinëz si një lojë e-mailesh, tha mes të tjerash Vasili.


Komisioni i posaçëm i Reformës në Drejtësi, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, mori vendim që projekt-paketa e dytë të shqyrtohet dhe miratohet në Komisionin e Ligjeve. Kuvendi i Shqipëri me vendimin 97 të vitit 2016 vendosi që 27 projektligjet të shqyrtohen dhe miratohen nga Komisioni i Ligjeve, – u shpreh Manja më herët.


14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)