Universiteti "Kadri Zeka" në Gjilan dhe Universiteti "Rexhep Tayyip Erdogan" nga Rize i Turqisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve.

Në emër të rektorit të Universitetit "Kadri Zeka", Bajram Kosumi, prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Dukagjin Leka, ka thënë se kjo marrëveshje do të shërbejë në dobi të dy universiteteve, ndërsa Huseyin Karaman, rektor i Universitetit "Rexhep Tayyip Erdogan" ka thënë se marrëveshja e nënshkruar do të thellojë dhe promovojë bashkëpunimin e institucioneve tona.

Fushat në të cilat Universiteti "Kadri Zeka" në Gjilan dhe Universiteti "Rexhep Tayyip Erdogan" nga Rize i Turqisë do të bashkëpunojnë janë: shkëmbimi i studentëve dhe personelit të Universitetit që do të bëhet përmes programit MEVLANA, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta hulumtuese, organizimi i ligjeratave e- learning, pjesëmarrje nëpër seminare dhe takime të ndryshme të nivelit akademik dhe aktivitete të tjera.