policia-tirane_1_3_14_03


Nëntë persona kanë rënë në prangat e Policisë gjatë 24 orëve të fundit, 3 prej tyre të shpallur në kërkim.


Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. D., 37 vjeç, pasi, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme kërcenonte dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.


Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 46 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).


Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:


H. M., B. M., E. P. dhe J. O., pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.


Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:


U. T., 42 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”.


O. D., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale Vjedhja.


E. H., 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.