Nga qyteti anglez Bristol në Rethymno të Kretës. Dhe Olomouc, në Republikën Çeke, është një ndër më të përshtatshmit


Duke arkivuar pushimet verore dhe duke pritur pushimet e ardhshme të Krishtlindjeve, shumë njerëz po luftojnë me planifikimin e udhëtimit tjetër, e ku ka më mirë sesa me një buxhet të kufizuar. Ja disa këshilla. Për të ndihmuar udhëtarët në dilemën e zgjedhjes së destinacionit ideal, platforma digjitale momondo ka analizuar të dhënat e saj dhe ka përpiluar një listë të nëntë qyteteve interesante, të bukura, të gjalla dhe mbi të gjitha alternative për metropolet e mëdha europiane, të afta për të ofruar një eksperiencë unike udhëtimi, në një atmosferë më të relaksuar dhe me çmime të reduktuara ndjeshëm, duke kursyer deri në 34% në strehim.







Bristol dhe Utrecht – Kontinenti i Vjetër është i mbushur me perla të vogla, të pasura me histori, kulturë dhe shije për të zbuluar, të afta për të pushtuar edhe udhëtarët më kërkues. Por, cilat prej tyre duhet të zgjedhim për të kursyer sa më shumë para? Sipas analizës së momondo në Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë qytetet më të përshtatshme janë respektivisht Bristol dhe Utrecht, të cilat lejojnë kursime prej 20 dhe 25 për qind në krahasim me Londrën dhe Amsterdamin më të popullarizuar. Bristol është pa dyshim interesant, me vende që variojnë nga modernizmi i Republikës Popullore të Stokes Croft në historikun e Urës Clifton. Ndërsa, ata që duan bukurinë e qyteteve në kanale, Utrecht është një konkurrent i denjë i kryeqytetit holandez, si për plazhet e qytetit ku mund të shijoni një pije, ashtu edhe për qytetin interesant të vjetër, i cili ju lejon të zhyteni në të kaluarën e tij përmes kullës së gotike Dom dhe rrethit të muzeve.


Më e leverdishmja në Republikën Çeke – Destinacioni alternativ me të vërtetë i arritshëm për çdo buxhet është Olomouc – në Moravia, Republika Çeke – me një mesatare prej vetëm 53 për një natë për qëndrimin në hotel. Ky qytet ofron vepra arkitektonike spektakolare dhe gjithë gjallërinë e një qyteti universitar, së bashku me disa bare dhe birrari të vogla artizanale.


Qytete të tjera të bukura dhe ekonomike – Së fundi, destinacionet europiane, ku mund të kurseni më shumë para në krahasim me motrat më të famshme janë Trogir në Kroaci, pranë Splitit, Nantes francez dhe Sevilja spanjolle, të cilat krahasuar me Dubrovnikun, Parisin dhe Barcelonën ofrojnë norma mesatare hoteliere përkatësisht 34%, 32% dhe 30% më të ulët. Por është edhe qyteti i lavdishëm i Leipzigut në Gjermani, Evora në Portugali dhe për ata që e duan Kretën këtu është Retimo (Rethymno), po aq e bukur dhe intriguese sa Chania e famshme.


16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)