Të gjithë njerëzit që e adhurojnë verën do të gëzohen tani pasi është prodhuar një çantë e cila ka një kuletë të fshehur për të mbajtur verë.


PortoVino e firmës Bella Vita ka një shtresë të izoluar dhe të padukshme për syrin e njeriut e cila e mban të freskët 1.5 litra verë.


Çanta e dizenjuar ka një rubinet të fshehur me anë të së cilit nxirret vera për të mbushur gotën.


Në këtë mënyrë u jep mundësi njerëzve të pijnë një gotë verë shpejt dhe në momentin që iu duhet.


Ideja ishte e stilistëve Gunnar Hammerbeck dhe Marisa China të cilët janë bashkëpronarë të Bella Vita, raporton The Sun.



/oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter