Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka publikuar një video në facebook, ku ka vënë përballë fjalëve të kryeministrit Rama, në lidhje me inceneratorët, investigimin e BIRN.


Në video, nga foltorja e Kuvendit, kryeministri dëgjohet të thotë: “Nëse janë 400 mln euro, për impiantet e përpunimit dhe trajtimit të mbetjeve, unë jap dorëheqjen”.


joridatabaku


Ndërkohë, në investigimin e publikuar nga BIRN, thuhet se totali i kostove të ndërtimit dhe operimit të inceneratorit, kap vlerën e 430 mln eurove.


Ka ardhur koha të mbajë një herë të vetme fjalën, të japë dorëheqjen! E ka thënë vetë me zë dhe figurë!, shkruan Tabaku.