Emërimi i tre ministrave të rinj, mund të sjellë ndryshime edhe në grupin parlamentar të PS-së.


Kjo, pasi në rast se zbatohet rregulli i vendosur nga Edi Rama, ministrant duhet të lënë mandatin e deputetit.


Për momentin nuk dihet nëse kjo gjë do të ndodhë, për shkak se brenda 3 muajve do të kemi zgjedhje të reeja.


Por, në rast se zbatohet ky rregull, atëherë në Kuvend do të kemi tre deputetë të rinj nga PS-ja.


Mandatin e Fatmir Xhafajt, do ta merrte Bledar Doracaj, që aktualisht është drejtor i Gjendjes Civile.


Mandatin e Olta Xhaçkës, Ana Verushi, që aktualisht është kryetare e PS-së në rrethin e Korçës, ndërsa mandatin e Eduard Shalsit në Berat, do ta merrte Artan Lame, që aktualisht është drejtor i ALUIZNI-t.