Felipe Anderson la verën e kaluar Lazion për tu transferuar në Angli te skuadra e West Hamit. Braziliani është duke bërë mirë në Londër dhe për këtë ka tërhequr vëmendjen e kampionëve të Europës, Real Madridit.


25-vjeçari shihet nga Los Blancos si një alternativë e mirë nëse ata nuk arrijnë të kryejnë goditjen Eden Hazard nga Chelsea. West Hami e transferoi Andersonin për 35 milionë euro.


Ndërkohë që një ofertë 60 milionë euro mund ti bindë londinezët ta lërë të lirë mesfushorin e avancuar. Në këtë sezon Anderson ka shënuar 8 gola me fanellën e Hammers, ndërkohë që ka dhënë edhe 6 asiste.