Të tjera rreth shkrimit Berisha nxiton të urojë i pari, myslimanët
TIRANË - Nesër, besimtarët myslimanë do të festojnë Bajramin e Vogël ose Kurban Bajramin e si rrjedhim, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndërmarrë një sërë masazh mbi mënyrën e organizimit të faljes së tij.

Falja do të zhvillohet në segmentin përpara ish – Hotel Dajtit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ditën e martë në orën 07.00 – 07.45

Vendi i faljes është pozicionuar ashtu siç është bërë tashmë traditë, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga ura e Lanës, pranë ish-Hotel Dajtit deri në lulishten e sheshit “Skënderbej”.

Gjithashtu vend falje për gratë do të jetë edhe segmenti i rrugës “Myslym Shyri”, që bashkohet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Nga pikëpamja e akomodimit e gjithë sipërfaqja e faljes do të jetë e shtruar me material të përshtatshëm për t’u falur.

Me rastin e kësaj feste, Kryetari i Komunitetit Selim Muça ka dërguar mesazhin e tij të urimit.

MESAZHI I URIMIT I KRYETARIT TË KMSH, SELIM MUÇA

"Nesër është një ditë e madhe për besimtarët myslimanë, është Kurban Bajrami.

Me këtë rast i uroj të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo qofshin, gëzuar Kurban Bajramin. Paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë në familjet dhe të afërmit tuaj.

Bajrami është festa më e bukur dhe më e bekuar për myslimanët. Kurban Bajrami ka në qendër sakrificën. Me therjen e kafshës kuptohet përkushtimi jonë për t’iu bindur Krijuesit. Jo sepse Zoti ka nevojë për mishin apo gjakun e kurbanit. Jo sepse sepse Zoti kërkon t’i mundojë njerëzit fizikisht apo financiarisht.

Zoti kërkon nga njerëzit të jenë të bindur ndaj urdhërave të Tij, të tregojnë gadishmërinë dhe devotshmërinë e tyre për t’iu afruar Zotit me vepra të mira.

Kurbani bëhet shkak që edhe i varfri të gëzojë dhe të falenderojë Allahun për mishin që i jepet me këtë rast. Njeriu i varfër në sajë të kurbanit kupton se shoqëria në të cilën jeton tregon vëmendje ndaj tij. Në këtë mënyrë kurbani nxit dhe zhvillon shpirtin e vëllazërimit, të ndihmës, të sakrificës e të mbështetjes së njëri-tjetrit në shoqëri.

Urimet dhe vizitat e Bajramit janë tradita të vyera të popullit tonë, të cilat kanë lënë gjurmë të thella e të pashlyeshme. Nisur nga kjo, le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, afrimitet, paqe dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.

I uroj edhe njëherë besimtarëve myslimanë dhe gjithë shqiptarëve, gëzuar këtë festë të bekuar. Paçit mirësi e begati dhe Zoti ua pranoftë Kurbanin.  
Zoti e bekoftë kombin dhe atdheun tonë," - pwrfundon Muça.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)