Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar për nesër protestë gjithë popullore në Skenderaj.


“Të martën, me 18 qershor, në Skenderaj, mbahet protestë gjithë popullore kundër Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, për shkak të arrestimit të luftëtarëve të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e OVL së UÇK-së.


Sipas veteranëve, takimi i protestuesve fillon në ora 12 e 30 te parkingu i Fabrikës së Municionit në Skenderaj./Indeksonline/