Kuvendi do të zhvillojë nesër në orën 11:00 seancën plenare të rradhës. Vendimi u mor në mbledhjen që kreu i Kuvendit Ruçi zhvilloi këtë pasdite me krerët e grupeve parlamentare.


Në seancën e së enjtes do të votohen kryetarët e Komisioneve dhe përbërja e tyre.


Ndërkohë po të enjten pritet që Partia Socialiste të mbledhë Kryesinë, për të përcaktuar emrat që do të drejtojnë 5 komisione parlamentare nga 8 që janë gjithsej.


Nga kampi i opozitës duket se ka akord. Partia Demokratike do të drejtojë 2 nga 3 komisionet paralamentare që i takojnë opozitës, duke i lënë


Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryesimin e Komisionit të Shëndetësisë.  


Marrëveshja është arritur mbrëmjen e 12 shtatorit, gjatë diskutimeve maratonë për programin e qeverisë, ndërsa Petrit Vasili është propozuar si kryetar i komisionit paralmentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë.


Ndërkohë Partia Demokratike ka propozuar për kryetar të komisionit të Medias Albana Vokshin dhe Genc Pollon si kryetar të komisionit të Integrimit.


Përveç emrave të kryetarëve, Partia Socialiste do të diskutojë edhe  ndarjen e deputetëve nëpër komisione.


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter