Nesër është paraparë që në territorin e Kosovës të ketë reshje të vogla të shiut.




Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje të dobëta të shiut. Temperatura më e ulët do të luhatet nga 3 deri 5 gradë, kurse më e larta e ditës do të arrijë në 11 gradë celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja.




Sipas IHK edhe tri ditët e ardhshme do të jenë afërsisht të njëjta me temperatura të përafërta.