Një ditë pasi u zyrtarizua transferimi i Neymar te Barcelona, nesër pritet të zyrtarizohet edhe një transferim bombastik. Sipas mediave franceze, Monaco e ka kryer punën për transferimin e Radamel Falcaos.
Transferimi i tij te Monaco do të zyrtarizohet të hënën në orën 12:00 ndërsa pesha e këtij transferi do të jetë 60 milion euro. Kështu Monaco që tani do jetë skuadra që ka investuar më së shumti në futboll këtë vit duke blerë 3 lojtarë për 150 milion euro.
Monaco më herët ka arritur marrëveshjen për blerjen e dy yjeve të Portos, Moutinho dhe Rodriguez që kushtuan 70 milion euro./Indeksonline/