Jeni mësuar ta shihni me kostum serioz, ndërsa drejton bisedat interesante në panelin e “Top Show”-t, çdo mbrëmje vonë në “Top Channel”. Por paparaci ynë e ka fotografuar gazetarin e njohur Alban Dudushi, në një gjendje tërësisht ekstaze fundjavën e kaluar në ambientet e “Mai Tai” në Tiranë. I shoqëruar nga dy miq të tij, ai gjithë kohën ka pirë, ka kërcyer, dhe është argëtuar pa fund, ndërkohë që një detaj i veçantë ka qenë shijimi i një puroje. I veshur me këmishë, ku vihet re që ka marrë ca kile më shumë, Albani pothuaj nuk është ulur asnjë moment. Gjithashtu bie në sy dhe ndryshimi në look-un e tij, një model i ri flokësh ku mungojnë kaçurrelat e dikurshme. Albani nuk e ka vrarë mendjen fare për prezencën e bliceve që mund të shkrepeshin në ato momente, por ka kërcyer gjithë kohën për qejfin e tij. Kjo është ndër rastet e rralla që ai del dhe argëtohet shpërfillshëm, duke harruar për ca orë natyrën serioze të gazetarit me kostum.