Në dyqanin e Apple në New York është shafqur një imazh i pazakontë. Një projeKtor që shfaq presidentin rus Vladimir Putin duke ledhatuar Donald Trumpin shtatzënë.


Fotografia gjigante ishte shfaqur në anën e një ndërtese  pranë dyqanit të Apple në New York, mbrëmjen e Shën Valentinit.


 Projeksioni Williamsburg ishte vendosur në N. 6th Street dhe Wythe Avenue, por jo vetëm, projeksioni u shfaq kudo në New York. “Dashuria përmes urrejtjes, ky ishtë hashtagu i vendosur pranë fotos së tyre.


Kjo satirë ka ardhur në ditën e të dashuruarve përmes një aplikacioni në stilin Tinder që i bashkon dy njerëz, pavarësisht faktit se ata mund të kenë pikëpamje të ndryshme.



Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter