Spikeret e televizioneve pranojne te rrefejne lidhjen e tyre biologjike me lajmin nje afeksion i cili nese do te mungonte ata nuk do te mund te perconin dot pertej ekranit te vogel misionin e tyre




Pak minuta para fillimit te edicionit informativ ne televizionet Klan Alsat dhe TVSH duke perjetuar emocionet e lajmit brenda newsroom-it ku gatuhet menyja e plote e nje edicioni lajmesh. Gazetaret pranojne te rrefejne lidhjen e tyre biologjike me lajmin nje afeksion i cili nese do te mungonte ata nuk do te mund te perconin dot pertej ekranit te vogel misionin e tyre.


Dhimiter Gjoka


Asokohe kur televizioni bardhezi ishte nje kuti propagandistike ai kishte krijuar nje model unik te prezantimit te lajmit qe e shnderroi ne nje ikone te padiskutueshme te edicioneve te lajmeve. Por edhe sot pas 30 vitesh karriere duket sikur vitet nuk kane ndalur per asnje cast ne studiot e lajmeve ku ka punuar gazetari Dhimiter Gjoka. I njejti timber zeri diksion perfekt dhe nje ritem te rregullt qe nuk luhatet asnjehere nga frymemarrja ai mbetet serish nje ikone. Televizioni i epokes moderne nuk eshte vetem nje detyre e thjeshte qe lidhet me leximin e shkujdesur te lajmit per Dhimiter Gjoken por me nje lidhje intime qe folesi dhe gazetari e krijoi me shume dashuri me te vetmin qellim per te percuar mesazhin e duhur edhe tek shikuesi me i pavemendshem brenda shtepive tona. Per ate kjo bashkejetese me lajmin eshte krejt natyrale madje edhe atehere ne kapercyellin e veshtire te stineve kur ndodhi zhvendosja nga TVSH-ja drejt televizioneve private ai sfidoi te rinjte per te dhene shembullin e tij ne epoken e madhe te dixhitalizimit te lajmit.


Dhimiter Gjoka pa dyshim eshte nga te vetmit gazetare qe ka perjetuar dy epoka ate te komunizmit dhe ditet moderne prandaj edhe lajmi ka nje tjeter magji kur shqiptohet nga folesi historik i ekranit. Po cfare do te thote te jetosh cdo dite cdo muaj madje per vite te tera me lajmin Per Dhimiter Gjoken momenti kur pozicionohet para kameres se edicionit qendror te lajmeve eshte pikerisht momenti me i bukur. Te jetosh me lajmin eshte gjeja me e bukur. Cdo tik-tak i ores sot ne bote si rrjedhoje edhe tek ne ne Shqiperi eshte nje gong qe lajmeron per nje ndodhi brendia e se ciles perben nje lajm dhe nuk ke se si te rrish indiferent per me teper kur e dashuron profesionin e gazetarit. Nuk mjaftojne as edhe 24 ore shpeshhere per tu ndare qofte edhe pak nga ai - rrefen per Elegance gazetari i njohur i ekranit. Ndryshe nga shume kolege te tij qe lane pas dore endrren e tyre te gazetarise Dhimiter Gjoka nuk u ndal per asnje cast edhe atehere kur ekrani i Televizionit Publik Shqiptar nuk ishte me nje sfide e hapur si televizionet private. Ne fillim u zhvendos ne televizionin Alsat me pas ne Top Channel dhe se fundmi serish ne Alsat ku si gjithmone mbetet imazhi i edicionit kryesor te lajmeve. Perpos viteve te punes moshes qe ndoshta nuk eshte e njejte me ate te kolegeve te tjere Dhimiter Gjoka ndihet po aq vital sa ata duke perjetuar me po kaq pergjegjesi dhe entuziazem edicionin e lajmeve. Nuk eshte vetem tik-taku i ores por me i fuqishem se dhe ai eshte ritmi i tik-takut te shpirtit qe dhuron pergjegjesi ne profesionin e gazetarit pa te cilin askush nuk mund ta anashkaloje - tregon ikona e televizionit shqiptar. Pas kaq vitesh pune ai ndihet i lumtur qe shfaqet serish ne ekran madje me nje intensitet perditshmerie qe mund ta kene zili edhe me te rinjte jo vetem si nje foles shembull pasi ai mbetet nje shkolle e paevitueshme per te rinjte qe duan te ndjekin gjurmet e tij. Madje nder miqte e tij me te afert jane gazetaret e rinj me te cilet gjerb kafet e mengjesit jane ata qe duan te ecin pas hijes se tij ndoshta per ti ngjare sado pak. Por ndryshe nga koleget e rinj qe kalojne pjesen me te madhe te kohes ne dhomen e grimit duke persosur imazhin e tyre Dhimiter Gjoka vazhdon ende te dashuroje natyralen duke mos fshire as thinjat as rrudhat qe pervecse nje shenje e moshes jane gjithashtu deshmia e gjalle e nje karriere te pasur me eksperienca udhetime dhe reportazhe ne boten e gazetarise shqiptare qysh atehere kur ajo ishte ende nje kerthi dhe nuk krahasohej me vendet perendimore. Tashme ora biologjike e te jetuarit me lajmin Gjoken eshte nje simbioze e pakthyeshme mes te shkuares te tashmes dhe te ardhmes duke i rezistuar kohes edhe pas 30 vitesh karriere ai mbetet nje figure qe lakmohet dukshem ne marketingun e mediave televizive.


Drini Zeqo


Edhe pse prej vitesh Drini Zeqo eshte nje figure e njohur e ekranit ai nuk mund ta mohoje se lidhja e ngushte qe ka me emisionin Opinion te Blendi Fevziut mbetet nje kontakt ndryshe me lajmin nje shkolle e vyer e gazetarise dhe nje menyre e re te formuari qe e ben te jete ne kontakt jo vetem me nje mori personazhesh por edhe ngjarjesh. Per gazetarin dhe folesin e Klanit eshte ende heret per te menduar nese duhet apo jo te heqe dore nga televizioni. Investimi qe po ben ne karrieren e tij ka qene i mbare madje e ka frymezuar ate edhe per plane dhe projekte te reja...


Ju keni vite qe punoni si gazetar. Cdo te thote te ndash cdo pjese te dites shpesh edhe 24 ore me lajmin


Do te thote te jesh i informuar per cdo gje te mos humbasesh asnje zhvillim qe lidhet me aktualitetin do te thote qe edhe kur je duke bere dush apo ke duke drekuar dhe ndodh nje ngjarje duhet te lesh cdo gje e te shkosh ne pune. Eumlshte mbi te gjitha nje ndjenje pergjegjesie para publikut. Te jetoj me lajmin per mua e ka bere diten me te bukur por njekohesisht edhe te tensionuar. Eumlshte nje ritem krejt e ndryshme nga cdo profesion dhe shpesh te detyron te lesh pas dore impenjimet personale.


Sa tension dhe pergjegjesi ndieni ne kete profesion


Tensioni eshte i pranishem ne cdo moment qofte ne ngjarjet me intensitet pozitiv apo negativ. Perjetimi eshte i pranishem sado te mundohesh te jesh i ftohte me ngjarjet. Ne fund duhet te pranojme se ne jemi pjese e cdo ngjarjeje te vogel ose te madhe qe ndodh rreth nesh. Pergjegjesia eshte kusht thelbesor ne profesionin e gazetarit fale saj jemi korrekt perballe publikut i cili eshte matesi me i mire i punes sone.


Keni menduar ndonjehere te hiqni dore


Te heq dore Jo asnjehere Eumlshte shume shpejt sepse une ndiej qe sapo kam filluar te investoj ne kete profesion i cili tashme eshte i lidhur pandashmerisht me mua. Cilatdo qofshin angazhimet e mia ne te ardhmen jam i bindur se lidhja me gazetarine do te jete gjithnje prezente.


Ne media ka shume femra. Si ndihet nje mashkull edhe ne rolin e folesit ku konkurrenca duket e vaket


Ajo qe kam kuptuar qysh ne ditet e para te punes si foles eshte se per publikun nuk ka shume rendesi kjo pjese. Te qenit foles profesionist dhe i dashur per publikun eshte e lidhur me elemente krejt te tjere. Ndonese ne momentin kur nisa te behesha pjese e tregut te folesve konkurrenca ishte e madhe besoj se hapesirat jane gjithnje aty per kedo qe tenton te tregoje sa vlen. Eumlshte publiku ai qe na ben te diferencohemi nga njeri-tjetri.


Ju keni nje lidhje te dyfishte me lajmin e raportoni por edhe jeni foles. A ndiheni dyfish ne pergjegjesi


Te dyja rastet kane pergjegjesi te ndryshme por te dyja mbeten brenda te njejtit kontekst. E kam pak te veshtire ti ndaj sepse jane procese krejt te natyrshme. Por me duhet te pranoj se pergjegjesia e raportimit eshte me pedant dhe i sofistikuar ku gabimet jane te pafalshme. Ndersa ne rastin e dhenies se lajmit je me komod pasi ke mundesi te korrigjohesh cdo gabim qe mund te besh. Gjate jetes kam kuptuar se te gjithe mund te gabojne por ajo qe na diferencon eshte pranimi ose jo i asaj qe eshte gabim. Pa pranuar gabimin si mund te pretendosh te korrigjohesh.


Sa e lehte eshte te jesh ikone e televizionit qe te tjeret edhe kur ecen ne rruge te identifikojne me Ai eshte Drini Zeqo


Nuk eshte e lehte nese qysh ne fillim e nis duke e menduar si nje proces te veshtire. Ndonjehere ne nismat qe ndermarrim vec formimit dhe punes qe bejme per te arritur objektivat jo pak rendesi ka te jesh ne kohen dhe vendin e duhur. Kjo pjese me ka ndihmuar mjaft. Por ka qene edhe gjeja e fundit qe te arrija ne fazen te isha i njohur ne formen Ai eshte Drini Zeqo. Per mua qellimet kane qene dhe jane krejt te tjera. Profesioni me ka mesuar te fokusohem tek permbajtja dhe jo forma. Por eshte kenaqesi me vete te jesh personazh i njohur pergjegjesi e cila do te na shoqeroje derisa jemi ne syte dhe kujtesen e publikut.


Esmeralda Mulaj


Qysh femije televizioni ishte endrra me te cilen zgjohej cdo mengjes madje edhe sot Esmeralda Mulaj nuk ndalet. Pertej imazhit televiziv ajo fsheh sekretet e pathena te nje rrugetimi 10-vjecar gjate te cilit nuk eshte penduar per zgjedhjet e saj as profesionin as per ekranin e TVSH-se. Si ajo gjithkush ne endrrat e saj ka nje deshire te forte per te moderuar lajmet apo te jete pjese e ngjarjeve te medha te politikes. Por te jesh femer ndoshta duhet me shume force se pari te ndertosh imazhin tend te djersitesh aq shume sa ne fund te ditesh e kupton se po jeton cdo minute te dites me lajmin. Gazetarja e TVSH-se pohon se hapat drejt karrieres nuk kane qene kaq surprizuese sa e shohim sot ne ekran. Pas nje eksperience si gazetare sporti ajo u katapultua drejt gazetarise se politikes me rrezikun se ore e cast do te ishte e lidhur jo vetem me lajmin por me ngjarje te medha te kombit si pavaresia e Kosoves casti i firmosjes se MSA-se pranimi ne NATO apo marrja e fteses se Shqiperise anetar i BE-se. Kjo po qe eshte nje lidhje e forte me lajmin. Te jetosh me lajmin do te thote te perjetosh kenaqesi lodhje qetesi dhe relaks qe zgjat pak. Pra pak nga te gjitha. Shpesh nuk ke kohe te ushqehesh te pish nje kafe pa u rehatuar ne karrige dhe mos e ndash telefonin nga dora per 14 ore te dites - tregon Esmeralda pa folur per castet plot ankth te grimit pak minuta para sigles se lajmeve. Gjithsesi gazetarja e TVSH-se nuk e mohon se ne mbremje vone fiton nje ndjesi te vecante kur ne ekran sheh punen e saj.


Sigurisht ne shikuesit e pavemendshem shohim vetem anen e bukur dhe harrojme se pas studios se lajmeve ka aq tension e pergjegjesi sa koha nuk mjafton asnjehere. Pergjegjesia eshte percimi te qytetaret i informacioneve qe priten me mjaft interes. Pergjegjesia eshte e madhe kur flitet per politiken e jashtme pasi TVSH-ja merret si reference ndaj kujdesi ne menyren e shprehjes apo raportimit eshte i madh - rrefen gazetarja. Por jo vetem kaq nje barre e rende jane transmetimet direkte. Ajo ka percjelle me emocion 21 ore transmetim ne zgjedhjet e 28 qershorit apo 10 oret e vizites ne Shqiperi te Presidentit Bush. Gazetaria edhe pse nje profesion i bukur ka lodhje aq sa shpesh me humor Esmeralda i thote vetes Mjaft. Heren e fundit ndodhi gjate vizites se ministres se Brendshme te Austrise ne Tirane ku pervecse duhet te ndiqte lajmin i duhej te vraponte tek grimi per te qene gati ne studion e lajmeve. Gjithsesi ajo kurre nuk e ka marre kaq fort inat profesionin sa te heqe dore kaq lehte.


Po a ka konkurrence femra-meshkuj ne televizion Kam pershtypjen se duke qene me te mprehta me punetore dhe me te sakta femrat dominojne ne media si reportere dhe moderatore. Veshtiresite jane me te medha pasi kane pergjegjesi familjare por ato ia dalin pasi nuk po i lene terren te lire dominimit te meshkujve qesh.


Ndryshe nga shume femra qe punojne ne televizion ajo dhe bashkeshorti i saj jane te lidhur fort pas lajmit. Dashuria per profesionin eshte aq e madhe saqe sfumon cdo veshtiresi. Te qenit ne te njejtin profesion na ndihmon pasi e kuptojme me se miri njeri-tjetrin. Nuk e di se si do te ishte ndryshe... Shpesh dilema e madhe ne televizion mbetet mes zgjedhjes Te vraposh pas lajmit apo mjafton te lexosh nje tufe fletesh Duket komode por Esmeralda i ka zgjedhur te dyja. Moderimi i lajmeve perben nje moment shume te rendesishem. Menyra e te folurit qendrimi apo look-u kane peshen e tyre. Madje edhe atehere kur i duhet te clodhet ajo vrapon per edicionin qendror te lajmeve. Sigurisht nuk do tia lejonte kurre vetes qe ky 30-minutesh te kthehej ne caste rutine per shikuesit. Perpiqem maksimalisht qe njerezit ti shikojne me kenaqesi edicionet e lajmeve te moderuara nga une dhe ti ndjekin me vemendje kronikat e mia. E gjithe kjo nuk eshte e lehte shpesh e veshtire por jo e pamundur. Dua qe tek une cdo vajze qe deshiron te beje dicka ne jete pavaresisht ne cilin cep te Shqiperise ndodhet te shohe qarte se vetem me deshire vullnet dhe shume perpjekje ia del te realizoje deshiren e kahershme. Dhe kur e pyet nese do ta quajme nje ikone te TVSH-se ajo pohon me bindje se shpreson ta meritoje kete etiketim ne te ardhmen...